معلومات المواد باللغة العربية

Enis Rama - Video

Numri i materialeve: 20

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Një pyetje është e përbashkët mes tërë njerëzve pa dallim shtrese, niveli inteligjence apo pozite të tij dhe kjo i mundon të gjithë por, manifestohet në mënyra të ndryshme: - Pse jemi krijuar? Në këtë dhe pyetje të ngjashme me të do ta gjeni përgjigjen në ligjëratën e hoxhës së nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Rrugëtimi në kërkim të adhurimit kërkon një konfirmim dhe marrëveshje e cila pasqyrohet në një fjalë të shkurtë e të njohur për të gjithë por, shumë domethënëse. Dhe vetëm me kuptimin e porosive të saj e kuptojmë se sa i rëndësishëm është konfirmimi për të rrugëtuar tutje në kërkim të adhurimit. E kjo është fjala e Shehadetit, për të cilën e ka veçuar hoxha i nderuar, Enis Rama, ligjëratën e tij.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Adhurimi ndaj Allahut të lartësuar është esenca e ekzistimit tonë në këtë botë, prandaj si ta kuptojmë adhurimin tonë ndaj Allahut dhe të largojmë keqkuptimet që lidhen me të te shumë njerëz. E kjo është tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama

    Hoxha i nderuar, në këtë ligjëratë, flet për disa veçori të Xhenetit dhe për disa begati që i ka përgatitur Allahu për besimtarët.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Në muajin e lindjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duhet të rikujtojmë gjendjen e cila mbretëronte para dërgimit të tij, misionin e tij dhe obligimet tona përballë tij. Gjithashtu, qëndrimin tonë ndaj akuzave të të tjerëve dhe reagimin më të mirë ndaj këtyre akuzave dhe për fund metodën e drejtë për të shënuar datën e lindjes së tij. Për të gjitha këto flet hoxha i nderuar, Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Njohja e të drejtave të Allahut është garanci për çdo të drejtë tjetër të respektohet dhe të ruhet në mënyrën më të mirë prandaj: - Cilat janë obligimet e tona ndaj Zotit? - Cila është rruga për njohjen e këtyre të drejtave? - Sa është rreziku nëse këto të drejta shpërfillen? Këtyre dhe pyetjeve të tjera iu përgjigjet hoxhë Enis Rama në këtë ligjëratë.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Njohja e obligimeve ndaj Allahut rezulton me raporte të mira me Krijuesin por, që këto raporte ta marrin kuptimin e vërtetë duhet përgjigje për disa pyetje: - Çka na lidh ne me Zotin? - Çfarë i karakterizon raportet e tona me Zotin e lartësuar. - Mbi çka ndërtohen këto raporte. - Si i manifestojnë njerëzit këto raporte me Zotin e tyre. E përgjigjen e gjeni në këtë ligjëratë të mbajtur nga hoxha i nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Adhurimi shfaqet në mënyra të ndryshme dhe është i llojllojshëm. Një vështrim i shkurtër fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij vërejmë se adhurimi është shumë lloje dhe se ne kemi mundësi ta adhurojmë Allahun me qenien tonë të brendshme dhe të jashtme. E njohja me këtë llojllojshmëri e bën adhurimin e freskët dhe sjell llojllojshmëri të shpërblimeve. Sqarimin e tërë kësaj e gjeni në këtë ligjëratë interesante të hoxhës së nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama

    Hoxha i nderuar në këtë ligjëratë e shpjegon hadithin "Kur Allahu e do një rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin, duaje dhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj thërret banorët e qiellit dhe u thotë: Allahu e do filanin, andaj duajeni dhe ju. E duan dhe banorët e qiellit dhe pastaj bëhet i pranueshëm në tokë."

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama

    I Dërguari i Allahut kujdes të veçantë i kushtonte Kuranit në Ramazan. Këtu sqarohet si duhet të jenë raportet tona me Kuranin në këtë muaj, që ta ndjekim kështu udhëzimin e të Dërguarit.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama

    Hoxha i nderuar në këtë video flet për mënyrën e përgatitjes për muajin e bekuar të ramazanit.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Muhamed Dërmaku Redaktoi : Driton Lekaj

    Islamofobia dhe sjellja e muslimanit me jomuslimanet.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë kohë të sprovave, ku është përzier e mira me të keqen, është shumë me rëndësi përkujtimi se rrjetet shoqërore në internet si Facebook dhe të tjera, megjithë dobitë, përmbajnë shumë anë negative si: diskutimet me gjininë femërore apo diskutimet për tema të rëndësishme nga ata që s’janë kompetent, e kjo bëhet edhe më e rëndë kur këto ndalesa veprohen në emër të fesë apo në emër të thirrjes në rrugë të Allahut të lartësuar.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë është pjesë e ligjëratave të cilat trajtojnë përditshmërinë e Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) me shokët e tij me qëllim që të ndalemi në mësimet dhe urtësitë dhe të përfitojmë në përditshmërinë tonë. Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar, komenton rastin e urisë së madhe të Ebu Hurejres dhe mënyrës se si e ka trajtuar atë Pejgamberi (alejhis salatu ues selam).

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Ndër adhurimet e ndryshme që janë obligim për muslimanin është edhe Haxhi. Në këtë emision të shkoqitur nga seria “Në kërkim të adhurimit” hoxha i nderuar Enis Rama ofron një prezantim të përgjithshëm dhe sqaron rëndësinë dhe mënyrën se si duhet kuptuar Haxhin, duke ia shtuar edhe qëllimet që kërkohen të realizohen përmes tij.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Ramazani po i numëron ditët e tij të fundit. Përmes këtij emisioni hoxhallarët e nderuar iu drejtohen atyre që agjëruan me mesazhin që përmban porosi, përkujtim dhe meditim rreth muajit Ramazan që tashmë po përfundon si dhe mesazhin drejtuar atyre që nuk agjëruan duke i përkujtuar me të mirat e agjërimit dhe rëndësinë e njohjes së Krijuesit.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Pushimet verore jane shans për të pushuar pas një periudhe të gjatë pune dhe studimi. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar ofron këshilla për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre duke tërhequr vërejtjen nga disa gabime në të cilat bien njerëzit në to.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.