Ky libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Njeriu duhet të jetë falënderues ndaj Allahut për të mirat ndaj Tij e sidomos që e ka larguar nga devijimi në udhëzim. Falënderimi dikton të jemi në shërbim të Islamit, ku me fjalë dhe vepër, do t’ua komunikojmë të tjerëve Islamin dhe mirësitë e tij. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate.
Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.
Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Kjo është ligjërata e fundit në konferencën ndërkombëtare islamike me temën: A është Islami zgjedhja e saktë për njerëzimin? Dr. Zakir Naik së pari flet rreth vërtetësisë së Kuranit dhe gjithashtu demaskon metodat e kritikëve rreth tij. Pastaj flet për shumë botëkuptime të gabuara rreth Islamit dhe myslimanëve dhe ilustron fjalët e tij me shembuj praktikë si dhe në anën e kundërt flet për pikëpamjet e Islamit rreth shumë problemeve botërore dhe zgjidhjen e tyre nga këndvështrimi islam.
Në vazhdën e sqarimeve të shumë keqkuptimeve rreth Islamit, hoxha i nderuar Enis Rama flet rreth botëkuptimit të lirisë sipas Islamit. Domethënia e të qenit i lirë, përkufizimi i lirisë reale dhe rëndësia e lirisë së shpirtit dhe zemrës janë disa nga çështjet e shtjelluara në këtë ligjëratë.
Kjo ligjëratë është e rëndësishme duke pas parasysh që shtjellon një kategori të veçantë të njerëzve, mënyrën se si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sillej me ta. Nëpërmjet kësaj do ta kuptojmë edhe teorinë islame dhe udhëzimet në përgjithësi se si duhet të trajtohet kjo kategori e njerëzve në shoqëri. Fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar vazhdon të sjellë shembuj praktikë nga jeta e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilët flasin për angazhimin e tij në lirimin e robërve e sidomos atyre që posedonin veçori të rralla apo ishin shumë të shtypur.
Liria është e drejta themelore e njeriut. Një ngjarje interesante shënoi fillimin e zmbrapsjes së skllavërisë që në çastet e para të lindjes së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) Si u zhvillua kjo ngjarje dhe si e pohoi Islami këtë drejtë themelore të njeriut do ta ndiqni përmes pjesës së parë të kësaj ligjërate.
Ky artikull përmbledh me pak fjalë vlerat dhe mësimet thelbësore Islame. Ky artikull është një mënyrë e mirë për prezantimin e Islamit në formë të thjeshtë por, gjithëpërfshirëse.
Libri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.
Ky libër shpjegon fenë islame sipas metodologjisë së Ehlu sunetit dhe xhematit. Ky është një libër gjithëpërfshirës, i qartë dhe i shkurtër dhe përbëhet nga pesë kapituj, në të cilët shpjegohen : Njohja e Allahut, njohja e të Dërguarit të Allahut, njohja e fesë islame, metodologjia e Islamit dhe flakja e dyshimeve që hidhen kundrejt Islamit.
Follow us: