Agjërimi i Ashurasë për atë që ka kompensim nga Ramazani

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Kam për të kompensuar disa ditë prej Ramazanit dhe dëshiroj të agjëroj Ashuranë, a më lejohet mua ta agjëroj Ashuranë para kompensimit? Dhe a më takon mua ta agjëroj Ashuranë dhe ditën e njëmbëdhjetë me nijet të kompensimit dhe a e arrij agjërimin e Ashurasë?

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Agjërimi i Ashurasë për atë që ka për kompensuar ditë të Ramazanit

    ﴿ صوم عاشوراء لمن عليه قضاء رمضان ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2010 - 1431

    ﴿ صوم عاشوراء لمن عليه قضاء رمضان ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2010 - 1431

    Pyetja: Kam për të kompensuar disa ditë prej Ramazanit dhe dëshiroj të agjëroj Ashuranë, a më lejohet mua ta agjëroj Ashuranë para kompensimit? Dhe a më takon mua ta agjëroj Ashuranë dhe ditën e njëmbëdhjetë me nijet të kompensimit dhe a e arrij agjërimin e Ashurasë?

    Përgjigja:

    Falënderimi i takon Allahut ..

    E para: Nuk është mirë të agjërohet vullnetarisht përderisa ka për të kompensuar një ditë apo më shumë ditë prej Ramazanit por, fillon me kompensimin e agjërimit të obliguar prej Ramazanit e pastaj agjëron vullnetarisht.

    E dyta: Nëse e agjëron ditën e dhjetë të Muharremit dhe të njëmbëdhjetën me nijet të kompensimit të ditëve që e ka prishë agjërimin në to, prej muajit të Ramazanit, i lejohet atij dhe i llogaritet kompensim i dy ditëve që i ka obligim, për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secilit njeri i takon ajo që ka pasë për qëllim.”[1]

    “Shpresojmë që do të arrish shpërblimin e kompensimit dhe shpërblimin e agjërimit të asaj dite.”[2]

    [1] Fetava El Lexhnetid Daime: 11/401.

    [2] Fetava Menar El Islam të Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin: 2/358.

    Mbresat