Kategoritë

  • PDF

    Libri është përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme mes autorit dhe një numër priftërinjsh. Diskutimet janë përshkuar me objektivitet dhe edukatë të lartë të dialogut, po ashtu me kujdesin për t’iu larguar çdo gjëje që mund të lëndonte ndjenjat fetare reciproke si dhe duke i qëndruar besnik metodologjisë shkencore gjatë dialogut, i cili u zhvillua në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Diskutimi ka trajtuar tetë çështje esenciale si: - A ishte Ibrahimi (alejhis selam) çifut apo i krishterë? - A është Bibla e shenjtë? - Doktrina e teuhidit (njësimit në adhurim) apo doktrina e trinitetit? - Jezusi a ishte njeri apo zot? - A ishte Jezusi djalë i Zotit? - A u kryqëzua Jezusi dhe më pas u ngjall? - Doktrina e mëkatit të parë dhe doktrina e flijimit? - Muhamedi (alejhis salatu ues selam) në Bibël?

  • PDF

    Rigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.

  • PDF

    Ndodh që fëmija të ketë ndikim te një jomusliman më tepër se një thirrës që posedon argumente dhe fakte bindëse. Autori i këshillon muslimanët t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashurinë ndaj thirrjes në rrugën e Allahut, t’ua mësojnë mënyrat e davetit dhe t’i edukojnë për ta bartur mesazhin e Islamit te jomuslimanët.

  • video-shot

    MP4

    Jo të gjithë ata që na rrethojnë pajtohen me ne në çdo gjë, kështu është edhe në çështjen e besimit ku shumë njerëz nuk janë mysliman. Për këtë kemi nevojë të dimë si e jetësonte Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) misionin e tij që t’ua ofronte fjalën e Allahun të gjithëve? Si sillej ndaj tyre edhe atëherë, kur e shpërfillnin, refuzonin apo silleshin armiqësisht ndaj tij duke i shkaktuar mundime? Këto dhe të tjera gjëra interesante i gjeni në këtë ligjëratë tërheqëse.

  • PDF

    Autor : Muhamed Hasen Jusuf Përktheu : Omer Berisha

    Vlera e thirrjes në Islam është e madhe. Thirrja është kumtim i porosisë së Allahut te njerëzit. Kjo ishte detyra e Pejgambereve dhe vazhdon të jetë angazhimi i atyre njerëzve, të cilët Allahu i nderoi me dije. Por, që të jetë e suksesshme duhet të mbështetet në disa themele e të cilat prezantohen në këtë artikull.

  • PDF

    Në këtë libër hoxha dhe edukatori i mirënjohur Dr. Jahja El Jahja na ofron një program praktik për mbajtjen dhe forcimin e lidhjeve farefisnore. Në fillim flet për synimet dhe vlerën e këtij programi pastaj flet për atë që e praktikon atë, për mjetet dhe metodat e preferuara të përdoren duke ofruar së fundmi zgjidhje për probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me lidhjen farefisnore. Ky program me lejen e Allahut është një udhëzues i sigurt drejt marrëdhënieve sa më të mira farefisnore.

Mbresat