Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Në këtë emision, hoxha i nderuar, fokusohet më tepër rreth mrekullisë gjuhësore të Kuranit duke iu dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve rreth kësaj çështjeje dhe duke sqaruar se Kurani është mrekulli në shprehjet, stilin dhe renditjen e tij. Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.

  • video-shot

    MP4

    Ky emision ka të bëjë me një trajtim më të veçantë rreth mrekullisë Kuranore. Në të sqarohet nderimi i njerëzve përmes shpalljes dhe natyra e përbashkët mrekullisë dërguar të gjithë Pejgamberëve (alejhimus salatu ues selam) por, me theks të veçantë në tri aspektet e mrekullisë së Kuranit: - Vërtetimi i pohimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se ai është i Dërguar i Allahut. - Ruajtja e tij nga gabimet dhe lëshimet. - Sfida me të cilën janë provokuar njerëzit kaq hapur dhe në të gjitha kohët, e sidomos arabët në periudhën e shpalljes së tij. Dhe emisioni përfundon me përgjigjen në disa keqkuptime rreth mrekullisë Kuranore.

Mbresat