Ka mashtruar në provimet e diplomës universitare dhe më pas është punësuar me të
Muftiu : Muhamed Salih
Përktheu: Driton Lekaj
Botuesi: Zyra e Bashkëpunimit për Davet dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rabve
Përshkrimi
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Një person e ka diplomën e universitetit të falsifikuar megjithatë është punësuar me të, një tjetër ka kandiduar me diplomë të saktë të universitetit por, ka mashtruar në disa provime të saj dhe i treti e ka bërë falsë një letër nga ato dokumentet që kërkohen për punë si: dëshmia e specializimit. Tërë këta janë duke punuar dhe e kanë kuptuar punën e tyre por, çka të bëjnë personat në fjalë pasi që janë penduar nga veprimi i tyre? Duke e ditur se disa janë të punësuar si punonjës publik dhe disa në kompani private.”
- 1
Ka mashtruar në provimet e diplomës universitare dhe më pas është punësuar me të
PDF 405.2 KB 2019-05-02
- 2
Ka mashtruar në provimet e diplomës universitare dhe më pas është punësuar me të
DOC 1.7 MB 2019-05-02
Hollësitë
Ka mashtruar në provimet e diplomës universitare dhe më pas është punësuar me të
﴿ غش في اختبارات الشهادة الجامعية وتوظّف بها ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ غش في اختبارات الشهادة الجامعية وتوظّف بها ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد بن صالح العثيمين
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Një person e ka diplomën e universitetit të falsifikuar megjithatë është punësuar me të, një tjetër ka kandiduar me diplomë të saktë të universitetit por, ka mashtruar në disa provime të saj dhe i treti e ka bërë falsë një letër nga ato dokumentet që kërkohen për punë si: dëshmia e specializimit. Tërë këta janë duke punuar dhe e kanë kuptuar punën e tyre por, çka të bëjnë personat në fjalë pasi që janë penduar nga veprimi i tyre? Duke e ditur se disa janë të punësuar si punonjës publik dhe disa në kompani private.
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Këtë pyetje ia kemi parashtruar Shejh Muhamed b. Salih El Uthejminit dhe është përgjigjur (Allahu e mëshiroftë):
“Çdo gjë që ndërtohet mbi të kotën, është e kotë. Këta duhet ta përsërisin provimin e diplomës mbi të cilën edhe marrin pagat e tyre. Por, nëse paramendohet se nuk kanë mashtruar në provimin e diplomës por, kanë mashtruar në periudhat para saj, shpresoj te Allahu që kjo të mos ndikojë negativisht.
Pyetësi: Por, diploma jepet për të gjitha lëndët e mësuara gjatë viteve të shkollimit.
Përgjigja: Atëherë, nuk ju lejohet puna përderisa nuk e përsërisin provimin në formën e tij të saktë.
Pyetësi: Nëse tash praktikisht i ofrohet universitetit dhe iu thotë se dua ta përsërisë provimin do t'i thonë se ligji i universitetit nuk ta lejon ty këtë?
Përgjigja: Atëherë, jep dorëheqje nga puna dhe punon në bazë të diplomës në të cilën nuk ka mashtruar, si diploma e shkollës së mesme p.sh.
Pyetësi: Ai tash thotë: Unë tashmë e kam kuptuar punën tërësisht dhe përvoja ime në punë më aftëson që ta punojë atë qoftë edhe pa diplomë?
Përgjigja: Atëherë, paraqitet para përgjegjësve aty ku punon dhe ju thotë se çështja është kështu e kështu. Nëse ia lejojnë atij të vazhdon duke u mbështetur në atë se e ka përsosur punën e tij shpresoj që në këtë të mos ketë problem.
Kategoritë: