معلومات المواد باللغة العربية

Driton Lekaj - Audio

Numri i materialeve: 78

  • Shqip

    Ligjërues : Muhamed Nasirud-din Albani Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    1. Në këtë audio, Shejhu përgjigjet kryesisht në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me martesën, edukimin e fëmijëve, dispozitat e udhëtimit dhe sqaron disa argumente nga shkenca e Usuli Fikhut, e që ka mospajtim rreth tyre. 2. Në këtë audio Shejhu fillon me një këshillë për studentët që kanë marrë rrugën e dijes, pastaj për qëndrimin ndaj mospajtimit të dijetarëve ku dhe e vë theksin e tij në rëndësinë e njohjes së shkencës së hadithit duke treguar edhe disa ngjarje nga jeta e tij. 3. Ky audio material përmban disa fjalë rreth rregullave të namazit të Bajramit, dispozita të ndryshme rreth përcaktimit të Ramazanit dhe pyetje për disa hadithe rreth gradës së tyre. 4. Në këtë audio material Shejhu flet duasë në hytbe për pushtetarët, i udhëzon studentët në mënyrë të hollësishme për kryerjen e Haxhit dhe Umre dhe flet rreth shpifjes ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes. 5. Në këtë audio material Shejhu flet rreth disa dispozitave rreth shkurorëzimit, rreth betimit në dikë tjetër pos Allahut dhe sqaron disa nocione nga shkenca e Usuli Fikhut. 6. Në këtë audio Shejhu flet rreth luftës në Bosnje, rreth veshjes së Pejgamberit (alejhis salatu ues selam), dhikrit përmes tesbihëve dhe krahasim mes periudhës mekase dhe realitetit të muslimanëve duke përfunduar me këndimit të ezanit dhe leximit të Kuranit nga Shejh Albani. 7. Në këtë audio Shejhu flet për disa dispozita që lidhen me gratë si: zekati për stolitë e femrave, pastaj flet edhe për disa rregulla që kanë të bëjnë me fejesën dhe martesën dhe çështje të tjera të rëndësishme si kamata e bankave dhe prioritetet në dave. 8. Në këtë audio Shejhu flet rreth mënyrës së kryerjes së namazit të xhenazes hollësisht dhe për disa adete të këqija dhe bidate, i këshillon të rinjtë për metodën më të mirë të thirrjes së njerëzve dhe në fund përmend disa rregulla të fejesës. 9. Në këtë audio Shejhu rreth ngjalljes së synetit dhe vdekjes së bidatit, dispozitave për lojërat në përgjithësi dhe disa lojëra në veçanti duke përfunduar me përgjigjen e Shejhut në disa dyshime të atyre që e lejojnë muzikën. 10. Në këtë audio Shejhu flet rreth dëgjimit të vdekurve, transplantimit të organeve, komenton hadithin e Abdullah b. Mesudit rreth shkrimit të katër gjërave për foshnjën në barkun e nënës dhe sqaron dispozitën e dy rekateve si tehijjetul mesxhid. 11. Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth rregullave të përgjithshme të tubimeve, notimin në Detin e Vdekur dhe në përgjithësi trajtimin e vendeve ku janë ndëshkuar popujt e mëhershëm, për studimin e vajzave jashtë vendeve të tyre dhe në çështje të tjera me rëndësi. 12. Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet rreth disa haditheve, metodologjinë më të mirë të mësimit të Fikhut, rreth bankave dhe parave të deponuara në to dhe në fund ua drejton një këshillë se si të trajtohen gabimet e dijetarëve. 13. Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me kategoritë që ju ndahet zekati, mësimi i psikologjisë, në cilat xhami lejohet itikafi, dispozita rreth grave dhe disa fjalë rreth xhemateve të ndryshme me theks të veçantë për ‘Vëllezërit Muslimanë’ dhe ‘Xhemati Teblig’. 14. Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth martesës me vajzat që nuk kanë mbulesë, një këshillë rreth shkaqeve të ngritjes së umetit, rreth sigurimit të pasurisë, llojit ‘El Ine’ të kamatës dhe çështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e Ramazanit. 15. Në këtë audio Shejhu në përgjithësi përgjigjet rreth disa dispozitave të Umres dhe Haxhit. Fillimisht ai sqaron metodën e kryerjes së Haxhit duke sqaruar rëndësinë e llojit të haxhit temettu, për rregullat e vizitës së xhamisë Pejgamberike, për rregullat e kryerjes së haxhit për dikë tjetër – bedel dhe disa çështje që kanë të bëjnë me martesën. 16. Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth rregullave të hixhabit dhe këshillon gratë në përgjithësi për mënyrën e veshjes, pastaj flet më gjerësisht për përngjasimin dhe kundërshtimin e mosbesimtarëve dhe për fund sqaron dispozitën për xhematin e dytë në xhami. 17. Në këtë audio Shejhu përgjigjet rreth asaj se a e pastron lëkurën e derrit regjja, kur fillon dita e Xhumasë, dispozita e thënies së besmeles para abdesit, përgjegjësinë për pasojat pas dehjes nga alkooli, pirja e birës pa alkool, rreth varrezave në xhamia dhe faljes së namazit në to dhe mundësinë që teqetë të shndërrohen në xhamia pasi që të udhëzohen dervishët që i vizitojnë ato. 18. Në këtë audio Shejhu përgjigjet në pyetjet rreth zekatit ku flet në përgjithësi ndërsa i kushton rëndësi më shumë zekatit në mallrat e përgatitura për tregti, pastaj përgjigjet rreth asaj se a është fitimi nga tregtia i kufizuar në Islam dhe për fund përgjigjet në pyetjet që lidhen me ditën e Xhuma si thënia e salavatit kur përmendet emri i Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) apo urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, gjatë hutbes.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Verifikimi i lajmeve është një temë e rëndësishme për ta trajtuar dhe Islami atë e ka institucionalizuar. Kjo ligjëratë sqaron disa aspekte të saj si: Çka është lajmi dhe cila është rëndësia e tij? Rreziku i lajmit të pavërtete dhe shëmtimi i vesit të gënjeshtrës. Rëndësia e verifikimit të lajmit dhe mënyra e kriteret të cilat përdoren në këtë.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një buqetë me këshilla që janë ndihmë për çdo besimtar në rrugën e kësaj bote. Këto porosi dhe këshilla janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: qëllimi i muslimanit në jetë – e që është arritja e kënaqësisë së Allahut, pastaj rëndësia e drejtësisë, marrja me çështjet që janë në interes së tij dhe jo çështje të tjera, si dhe shumë këshilla të tjera të formuluara në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe tërheqëse.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë sqaron obligimin e çdo muslimani ndaj grave të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues selam) -Nënave të besimtarëve, si dhe vlerës dhe pozitës së tyre me theks të posaçëm në atë se si ato ishin burim i edukimit dhe arsimimit, duke treguar shembuj të shumtë veçanërisht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të).

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Ekrem Avdiu prezanton shkurtimisht jetën e Aishes – Nënës së besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), pastaj flet për pozitën së saj të lartë te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Gjithashtu flet edhe për ngjarjen e ‘Shpifjes - El Ifk’ dhe pastërtinë e Aishes nga kjo akuzë dhe e përfundon ligjëratën me vlerat e saj të larta me të cilat është veçuar.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit janë të bekuara dhe të zgjedhura nga ana e Allahut të lartësuar. Mjafton që në to është nata e Kadrit e cila është më me vlerë se sa një mijë muaj. Si ta kuptojmë këtë përzgjedhje dhe si të përgatitemi për të na tregon përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Beteja e Bedrit është beteja më e rëndësishme në historinë islame. Aty u vë në pah fuqia e besimit dhe vlera e parimeve. Për këtë dhe mësime të tjera nga kjo betejë flet, në këtë hytbe, hoxha i nderuar Enes Goga.

  • Shqip

    Ligjërues : Husejn Serraxh Redaktoi : Driton Lekaj

    Ligjëratë tërheqëse dhe prekëse nga hoxha i nderuar Husejn Serraxh rreth rëndësisë së pendimit dhe mirësive të tij në jetën e besimtarit.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Në vazhdën e serisë së ligjëratave rreth ‘Artit të komunikimit’ hoxha i nderuar Ahmed Kalaja jep këshilla dhe udhëzime të shoqëruara me shembuj, të cilat çojnë drejt një familje të lumtur ku njihen dhe respektohen të drejtat bashkëshortore. Në masë të madhe këto këshilla lidhen me artin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe rezultojnë me lumturi dhe harmoni në familje.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Muslimani ka nevojë për energji për të forcuar veten shpirtërisht e shpresa është metoda më e mirë për ta arritur këtë. Megjithatë njerëzit kanë keqkuptime rreth shpresës dhe shpeshherë kjo i bën të harrojnë shumë realitete sikurse vdekja, përgatitja për botën tjetër. E në këtë ligjëratë sqarohet kuptimi i drejtë i shpresës dhe sillen shembuj nga gjeneratat e arta islame.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Xheneti është synim i çdo besimtari prandaj kujdeset për veprat që e shpijnë te ai. Hoxha i nderuar në këtë hytbe sqaron se me besim dhe vepër të mirë arrihet ky synim. Pastaj përmend një sërë veprash të mira për të cilat ka ardhur në Kuran se e kanë për shpërblim xhenetin si ajetet e para të kaptinës El Muminun.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Shumë prej nesh kanë kaluar nëpër një periudhë të injorancës apo i kanë kaluar shumë shanse ku kemi pas mundësi të përfitojmë sevape të mëdha. Prandaj është e rëndësisë së veçantë të sqarojmë disa rregulla që na ndriçojnë rrugën e cila na dërgon drejt kompensimit të kaluarës sonë. E ato i përmban kjo ligjëratë.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Hixhabi është një prej obligimeve islame e cila e bën atë krenare dhe të dinjitetshme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth domethënies së hixhabit, vlerës dhe dobive të tij si dhe pasojave nga mospraktikimi i tij, duke e përfunduar ligjëratën me përmendjen e kushteve të hixhabit. Në këtë ligjëratë, e cila është vazhdimësi e ligjëratës së mëhershme, hoxha i nderuar flet për hixhabin duke e vështruar atë nga këndi i besimit. I demaskon dyshimet e pabaza dhe qëndrimet tendencioze të publikuara herë pas here, duke e përfunduar atë me një këshillë drejtuar femrës muslimane.

  • Shqip

    Ligjërues : Sadat Rrustemi Redaktoi : Driton Lekaj

    Shpeshherë flitet për veset e shëmtuara sikurse xhelozia, tradhtia, urrejtja apo gënjeshtra etj. dhe krejt kjo bëhet me qëllim që të evitohen dëmet e tyre të mëdha dhe që njerëzit të jetojnë në harmoni, e ky është edhe synimi i kësaj ligjërate.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Njeriu në rrugëtimin e tij drejt Allahut ka nevojë për një shoqëri të mirë e cila i ndihmon të qëndrojë dhe vazhdoj i paluhatur. Prandaj, hoxha i nderuar na jep përgjigje rreth asaj se si ta zgjedhim shoqërinë e mirë? Cilat janë veçoritë e shokëve të mirë? Dhe si ta çmojmë dhe ta ruajmë atë?

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Nevoja për t’i shikuar çështjet me urtësi është domosdoshmëri, e sidomos për të rinjtë. Në këtë ligjëratë do të gjejmë përgjigje rreth asaj se si të baraspeshojmë mes urtësisë dhe emocioneve në dritën e shembujve nga gjeneratat e para duke ia shtuar edhe dëmet e nxitimit të pamenduar.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Jeta në natyrshmërinë e saj ngërthen shumë probleme por, problem në tërë këtë është se si të menaxhohen ato. Muslimani duhet të insiston se si të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e vetë problemit. Megjithatë për këtë duhen ndjekur disa hapa për të cilat edhe flet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe Islami e përcakton shumë mirë rolin e saj si dhe të burrit. Andaj barazia me këtë rast është e panatyrshme dhe e padrejtë. Edukimi i gjeneratave është pjesa më e rëndësishme e rolit të saj, e këtë e vë në theks edhe kjo ligjëratë duke ilustruar tërë këtë me shembuj praktikë.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Prej ndihmës së Allahut ndaj Pejgamberëve të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta) është të paralajmërojë ardhjen e tyre në librat e shenjtë të mëhershëm. Duke u nisur nga kjo, hoxha i nderuar, tregon faktet ekzistuese në Bibël për Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe jep përgjigje për shumë pyetje interesante rreth kësaj çështjeje.

  • Shqip

    Ligjërues : Ferid Selimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Të shpejtuarit në kryerjen e adhurimeve është shenjë e islamit të sinqertë te muslimani dhe tregues i dashurisë së tij ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Një prej adhurimeve që duhet të përshpejtojmë në kryerjen e tij në mënyrë që ta kryejmë obligimin dhe t’i shijojmë mirësitë e tij është edhe Haxhi. E ky është edhe thelbi i hytbes së hoxhës së nderuar Ferid Selimit.