Kategoritë

  • PDF

    Ky artikull përmban dy kapituj që kanë të bëjnë me martesën dhe rregullat e saj. Libri prej ku janë përkthyer është ndër librat e paktë që në mënyrë të qartë dhe të shkurtër sqaron rregullat e përgjithshme të Fikhut.

  • PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: ““Te ne në xhami është mbajtur një program në të cilin kanë diskutuar djemtë të rinj me ata që janë më të shtyrë në moshë për hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) rreth martesës dhe se ata duhet t’ua lehtësojnë rrethanat e martesës të rinjve. Kjo temë hapi shumë diskutime ku baballarët janë të interesuar më shumë për gjendjen dhe komoditetin e dy të martuarve, sidomos pas lindjes së fëmijëve. Të rinjtë sot nuk e përfundojnë fakultetin vetëm se kur i mbushin 21 apo 23 vjet - për nxënësit e fakultetit të mjekësisë dhe nuk mund t’ju përballojnë harxhimeve të martesës, prandaj cila do të ishte këshilla juaj praktike me të cilët do t’i këshillonit shumë të rinj myslimanë në perëndim të cilët dëshirojnë ta plotësojnë gjysmën e besimit të tyre?”

  • PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: “Hoxhë i nderuar, vëllai im ka vdekur dhe e ka lënë një vajzë, e unë jam përgjegjës i saj pas vdekjes së babait – Allahu e mëshiroftë. Por, kjo vajzë po e refuzon martesën edhe pse iu është ofruar një djalë i përshtatshëm dhe për keqardhje po arsyetohet me vazhdimin e shkollimit universitar edhe pse unë nuk i kam dhënë pëlqim për vazhdimin e studimeve në universitet qoftë edhe me korrespodencë. Këtë për shkak, që siç e dini edhe ju, të sprovave dhe përzierjes mes gjinive e cila ekziston në universitete në disa vende. Gjithashtu për shkak të distancës së universitetit nga vendi që jetojmë për rreth 25 km. Vajza e vëllait ka nevojë ta përdor transportin publik për të arritur në universitet. Ju informoj se unë, e falënderimi i takon Allahut, i siguroj kësaj vajze çdo gjë që i nevojitet. Edhe diçka tjetër: prej studimit të saj nuk ka ndonjë përfitim material në jetë, ngase ajo e studion filozofinë e kjo më shtyn ta refuzoj këtë çështje në tërësi. Shpresoj të më udhëzoni dhe lus Allahun t’ju shpërblej me të mirat e tij.?”

  • PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Cila është më me prioritet për një person: Që ta kryej haxhin me pasurinë që e posedon apo të martohet përmes saj? Sepse këto kohë janë kohëra të fitneve ku njeriu frikësohet për veten e tij.”

Mbresat