Kategoritë

  • PDF

    Libri është përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme mes autorit dhe një numër priftërinjsh. Diskutimet janë përshkuar me objektivitet dhe edukatë të lartë të dialogut, po ashtu me kujdesin për t’iu larguar çdo gjëje që mund të lëndonte ndjenjat fetare reciproke si dhe duke i qëndruar besnik metodologjisë shkencore gjatë dialogut, i cili u zhvillua në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Diskutimi ka trajtuar tetë çështje esenciale si: - A ishte Ibrahimi (alejhis selam) çifut apo i krishterë? - A është Bibla e shenjtë? - Doktrina e teuhidit (njësimit në adhurim) apo doktrina e trinitetit? - Jezusi a ishte njeri apo zot? - A ishte Jezusi djalë i Zotit? - A u kryqëzua Jezusi dhe më pas u ngjall? - Doktrina e mëkatit të parë dhe doktrina e flijimit? - Muhamedi (alejhis salatu ues selam) në Bibël?

  • PDF

    Rigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.

Mbresat