Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Në vazhdën e sqarimeve të shumë keqkuptimeve rreth Islamit, hoxha i nderuar Enis Rama flet rreth botëkuptimit të lirisë sipas Islamit. Domethënia e të qenit i lirë, përkufizimi i lirisë reale dhe rëndësia e lirisë së shpirtit dhe zemrës janë disa nga çështjet e shtjelluara në këtë ligjëratë.

  • video-shot

    MP4

    Kjo ligjëratë është e rëndësishme duke pas parasysh që shtjellon një kategori të veçantë të njerëzve, mënyrën se si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sillej me ta. Nëpërmjet kësaj do ta kuptojmë edhe teorinë islame dhe udhëzimet në përgjithësi se si duhet të trajtohet kjo kategori e njerëzve në shoqëri. Fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.

  • video-shot

    MP4

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar vazhdon të sjellë shembuj praktikë nga jeta e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilët flasin për angazhimin e tij në lirimin e robërve e sidomos atyre që posedonin veçori të rralla apo ishin shumë të shtypur.

  • video-shot

    MP4

    Liria është e drejta themelore e njeriut. Një ngjarje interesante shënoi fillimin e zmbrapsjes së skllavërisë që në çastet e para të lindjes së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) Si u zhvillua kjo ngjarje dhe si e pohoi Islami këtë drejtë themelore të njeriut do ta ndiqni përmes pjesës së parë të kësaj ligjërate.

Mbresat