Kategoritë

  • MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar sqaron obligimin e muslimanëve ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se çka duhet të veprojnë ata për të shprehur dashurinë, lojalitetin dhe përkrahjen ndaj tij.

  • video-shot

    MP4

    Në të vërtetë Allahu i lartësuar e ka përshkruar të dërguarin e Vet në Kuranin famëlartë si mëshirë për tërë krijesat. Por, në mënyrë të veçantë e ka përshkruar se ai është “Reufun Rahim” i butë, i ndjeshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon për mënyrën se si Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shprehte dhembjen, dashurinë dhe mëshirën ndaj umetit të tij – myslimanëve të cilët i besuan dhe e pasuan qoftë edhe me mangësi.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Hytbe e mbajtur nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi ku flet rreth pozitës së lartë dhe nderimit të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Allahu i lartësuar ashtu që e ka ngritur lartë famën e tij. Ku dhe me të drejtë është njeriu më i përmendur në tërë rruzullin tokësor.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është burim i veprës dhe jetësimit të Islamit në jetën e çdo myslimani. Prandaj, është shumë me rëndësi ta kuptojmë drejt dhe ta realizojmë atë në jetën tonë. Kjo është porosia e hoxhës së nderuar, i cili e përfundon ligjëratën e tij me disa shembuj praktikë.

  • MP3

    Ligjërues : Bledar Haxhiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Karikaturat famëkeqe pikëlluan zemrën e çdo myslimani dhe njollosën çdo parim të lirisë së shprehjes por, tërë kjo vetëm se e shtoi dashurinë e myslimanëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). E si mos ta duam atë që Allahu e lartësoi me virtytet dhe cilësitë më të mira. E kjo është edhe esenca e ligjëratës së hoxhës së nderuar Bledar Haxhiu.

  • PDF

    Autor : Ekrem Avdiu

    Një ndër artikujt më të bukur të shkruar rreth kësaj tematike. Hoxha i nderuar Ekrem Avdiu flet për pozitën e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) te Allahu i Lartësuar, për privilegjimin e njerëzimit nëpërmjet të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) duke e përfunduar artikullin me disa nga virtytet kryesore që e karakterizonin atë dhe ngushëllimin se me dashurinë e sinqertë ndaj tij do të arrijmë të jemi pranë tij në botën tjetër.

  • PDF

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Artikull të cilin e ka përgatitur Komiteti Botëror në mbështetje të Vulës së Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e cila përmban shumë mënyra përmes të cilave realizohet kjo ndihmë. Dhe kjo në nivel individësh, pastaj në nivel të familjes dhe shoqërisë, në nivel sektorit të arsimit dhe punëtorëve në të, apo në nivel të Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes, apo në nivel të njerëzve të kulturës, mendimtarëve dhe gazetarëve, apo në nivel të organizatave bamirëse dhe që merren me thirrjen islame, apo në nivel të atyre që kanë qasje në rrjetin e internetit apo që posedojnë ueb sajte si dhe në nivel të pasurve dhe qeverive islame.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama

    Në këtë incizim, hoxha i nderuar flet për dashurinë ndaj Pejgamberit (alejhis salatu ves selam), shembujt nga gjeneratat e para për këtë dashuri dhe si duhet të manifestohet ajo në jetën e myslimanit.

Mbresat