A lejohet Itikafi për prindërit e vdekur
Përshkrimi
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A i lejohet gruas Itikafi për prindërit e saj të vdekur?”
-
1
A lejohet Itikafi për prindërit e vdekur
PDF 137.2 KB 2019-05-02
-
2
A lejohet Itikafi për prindërit e vdekur
DOC 2.9 MB 2019-05-02
Hollësitë
A i lejohet gruas Itikafi për prindërit e saj të vdekur
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ هل يجوز للمرأة الاعتكاف عن والديها الأموات ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Pyetja: A i lejohet gruas të bëjë itikaf për prindërit e saj të vdekur?
Përgjigja: Disa dijetarë kanë mendimin se lejohet veprimi i çdo ibadeti e më pas dhurimi i shpërblimit të tij për të vdekurit. E disa të tjerë kanë mendimin se duhet të kufizohemi në ato ibadete të cilat janë përmendur në Kuran dhe Synet.
Shejh Salih El Fevzan (Allahu e ruajte) është pyetur: Cilat janë gjërat prej të cilave kanë dobi të vdekurit nga të gjallët? Dhe a ka dallim mes adhurimeve trupore dhe atyre jo trupore? Shpresojmë të e sqaroni për ne këtë çështje dhe të e vendosni një rregull te e cila do të ktheheshim çdo herë kur do të kishim probleme me këso çështje. Na jepni përgjigje, Allahu ju begatoftë.
Ai është përgjigjur: I vdekuri përfiton nga i gjalli në bazë të asaj që është përmendur në citate sikurse lutja për të, kërkimi i faljes për të, dhënia lëmoshë për të, haxhi dhe umreja për të, larja e borxheve që i ka pas dhe zbatimi i porosive të tij fetare. Për të gjitha këto kanë treguar argumentet se janë të lejuara.
Disa dijetarë së bashku me këto ia kanë bashkëngjitur çdo vepër të mirë që e bën myslimani dhe e dhuron shpërblimin e saj për myslimanin qoftë i gjallë apo i vdekur. Por, më e saktë është përkufizimi në atë që është transmetuar në citate. Dhe kjo e përcaktohet me fjalën e Allahut të lartësuar:
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar" (En Nexhm: 39) E Allahu e dinë më së miri.[1]
E për sa i përket prindërve: Feja e ka bërë fëmijën rezultat të punës së babait të tij.
Ebu Hurejrje (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):
“Ajo që e pason besimtarin prej veprës dhe të mirave të tij pas vdekjes së tij është: Një dije të cilën ua ka mësuar të tjerëve dhe e ka përhapur, një fëmijë të mirë që e lë pas vetes, ndonjë Mus'haf të cilin e ka lënë si trashëgimi, një xhami të cilën e ka ndërtuar, një shtëpi për udhëtarin që e ka ndërtuar, apo e ka rregulluar ecjen e një lumi, një sadakë që e ka nxjerrë prej pasurisë së tij gjatë kohës sa ka qenë i shëndoshë dhe gjallë. Kjo e pason atë pas vdekjes së tij."[2]
Es Sindi në komentet mbi librin Sunen b. Maxheh thotë:
“Llogaritja e fëmijës së mirë prej veprës dhe mësimdhënies është mirë, sepse prindi është shkak për ekzistimin e tij dhe shkak për mirësinë dhe udhëzimin e tij në rrugë të drejtë, për këtë është llogaritur sikurse vetë vepra në fjalën e Allahut të lartësuar: “.. ai ishte punëkeq .." (Hud: 46)
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Atë që e punon fëmija i mirë prej veprave të mira iu takon prindërve sikurse shpërblimi i tij pa iu munguar nga shpërblimi i tij asgjë, sepse fëmija është prej mundit dhe punës së tyre e Allahu i lartësuar thotë:
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar" (En Nexhm: 39)
Dhe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Më e mira që han njeriu është ajo që e fiton prej punës së tij, e fëmija i tij është prej punës së tij."[3]
E dyta: Për sa i përket Itikafit të grave: Itikafi është i preferuar për burrat dhe gratë por, te gratë është i përkufizuar me lejen që duhet ta marrë nga burriapo familja e saj dhe të mos të përbëjë itikafi i saj fitne (sprovë) për meshkujt.
Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin thotë:
“Gruaja e kryen itikafin përderisa të mos përbëjë Itikafi i saj sprovë për meshkujt në të kundërtën: Asaj nuk i lejohet, sepse nëse një gjë e preferuar po që se ka si pasojë diçka të ndaluar, atëherë duhet të ndalohet dhe e njëjta vlen edhe për gjërat e lejuara. Nëse e paramendojmë se ajo nëse bën itikaf iu bën fitne (magjeps) meshkujve sikurse që ndodh në Qabe ku nuk ka vend të posaçëm për gratë, e gruaja patjetër duhet të flejë natën apo ditën, e me këtë rast buajtja e saj në mesin e meshkujve të cilët vijnë dhe shkojnë është fitne për ta.
Argument për lejimin e Itikafit për gratë: është Itikafi i grave të Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes. E nëse i frikësohet ndonjë sprove pengohet nga Itikafi, sepse Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar edhe për më pak se kaq. Njëherë kur dëshiroi të bënte itikaf e pa tendën e Aishes, tendën e filanes dhe tendën e tjetrës, e pastaj tha: “A duan të shkojnë në shëtitje?!" dhe urdhëroi të largoheshin nga aty dhe nuk bëri itikaf atë vit por, e kompensoi në muajin sheval. E kjo të tregon se itikafi i gruas nëse përbën sprovë, atëherë është më meritor të pengohet."[4]
Si rezyme: Duhet që njeriu t'i shtoj veprat e mira për veten e tij para se të vjen vdekja dhe të ndërpritet puna e tij. E prindërit e tij do të kenë pjesë në shpërblimet e këtyre veprave pa iu munguar shpërblimet fëmijëve të tyre.
E Allahu e dinë më së miri.
[1] El Munteka min Fetava El Fevzan: 2/161.
[2] E transmeton Ibn Maxheh me nr: 242. Ibn Huzejme e konsideron të saktë: 4/ 121. E Mundhiriu e konsideron hasen si dhe Shejh Albani në “Sahih Et Tergib": 1/18.
[3] E transmeton Ebu Davudi me nr: 3528, Nesaiu me nr: 4464, Ibn Maxheh me nr: 2137. Albani e konsideron të saktë në “Irvaul Galil": 7/ 230 dhe në “Ahkamul Xhenaiz": 126.
[4] “Esh Sherhul Mumti": 6/510-511.
Kategoritë: