Itikafi lejohet ne Ramazan dhe jashte tij

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A mund të kryhet itikafi në çdo kohë? Apo nuk mund të kryhet vetëm se në Ramazan?”

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Itikafi lejohet në Ramazan dhe jashtë tij

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2009 - 1430

    ﴿ الاعتكاف مشروع في رمضان وغيره ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2009 - 1430

    Pyetja: A mund të kryhet itikafi në çdo kohë? Apo nuk mund të kryhet vetëm se në Ramazan?

    Përgjigja:

    Falënderimi i Allahut ..

    Itikafi është synet në çdo kohë, në Ramazan dhe jashtë tij por, në Ramazan është më i vlefshëm, e sidomos përforcohet vlera e tij më tepër në dhjetë ditët e fundit.

    Dhe në këtë aludojnë argumentet që në përgjithësi e preferojnë kryerjen Itikafit. Këto argumente e përfshijnë kryerjen e tij në Ramazan dhe jashtë tij.

    Imam Neveviu thotë: “Itikafi është synet me konsensusin e dijetarëve (el ixhma) si dhe nuk obligohet vetëm se me anë të zotimit (nedhrit) gjithashtu me konsensusin e dijetarëve. Ai preferohet të kryhet sa më shpesh e më së shumti preferohet në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit."[1]

    Dhe ka thënë gjithashtu: “Itikafi më i preferuar është ai që shoqërohet me agjërim. Koha më e mirë e kryerjes së tij është muaji Ramazanit e në Ramazan koha më e preferuar janë dhjetë ditët e fundit."[2]

    Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Kijam Ramadan" thotë: “Itikafi është synet në Ramazan dhe në pjesët e tjera të vitit. Bazë për këtë është fjala e Allahut të lartësuar:

    “E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhamia, mos t'u afroheni atyre (për marëdhënie intime)." (El Bekare:187) gjithashtu hadithet e sakta të transmetuara për itikafin e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) si dhe lajmet e shumta të transmetuara nga Selefi për këtë ..

    Është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka bërë Itikaf në dhjetë ditë të Shevalit." [3]

    Si dhe Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Jam zotuar në kohën e injorancës se do të bëj itikaf një ditë në Qabe? E Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) i tha: “Përmbushe zotimin tënd." E ai qëndroi në itikaf një natë.[4]

    Koha më e preferuar e Itikafit është në Ramazan për shkak të hadithit të Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të):

    “Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) për çdo Ramazan hynte në itikaf dhjetë ditë e në vitin në të cilin vdiq hyri në Itikaf njëzet ditë."[5]

    Pra, koha më e mirë për kryerjen e itikafit është fundi i muajit Ramazan, sepse Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka kryer itikafin në dhjetë ditët e fundit të tij derisa ia mori shpirtin Allahu i lartësuar."[6] [7]

    Shejh Ibn Bazi thotë: “Nuk ka dyshim se itikafi në xhami është adhurim prej adhurimeve dhe në Ramazan është më i preferuar se jashtë tij .. dhe ai lejohet në Ramazan dhe jashtë tij." [8] [9]

    [1] El Mexhmu:6/475.

    [2] El Mexhmu: 6/489.

    [3] Buhariu dhe Muslimi.

    [4] Buhariu dhe Muslimi.

    [5] Buhariu.

    [6] Buhariu dhe Muslimi.

    [7] “Kijam Ramadan". (Kjo pjesë është paraqitur në version i shkurtuar dhe të përmbledhur.)

    [8] Mexhmuul Fetava: 15/437.

    [9] Shiko librin Fikhul Itikaf të Dr. Halid El Mushejkih: 41.

    Kategoritë: