Vendi i dhenies së Zekatul Fitrit
Muftiu : Muhamed Salih
Përktheu: Driton Lekaj
The Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Davet dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rabve
Përshkrimi
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Unë jam një djalë që jeton në Kuvajt por, momentalisht jam duke e mjekuar bijën time në Amerikë. Këtu e kam agjëruar Ramazanin dhe a e kam obligim zekatin e fitrit ta jap në Amerikë apo ta obligoj familjen time ta japin në Kuvajt për mua? Dhe cila është dispozita e dhënies së zekatul Fitrit në të holla? Dhe ua bëj me dije se këtu në Amerikë e japin në të holla dhe jo në ushqim.”
- 1
Vendi i dhenies së Zekatul Fitrit
PDF 102.5 KB 2019-05-02
- 2
Vendi i dhenies së Zekatul Fitrit
DOC 2.6 MB 2019-05-02
Hollësitë
Vendi i dhënies së Zekatul Fitrit
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ مكان إخراج زكاة الفطر ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Pyetja:Unë jam një djalë që jeton në Kuvajt por, momentalisht jam duke e mjekuar bijën time në Amerikë. Këtu e kam agjëruar Ramazanin dhe a e kam obligim zekatin e fitrit ta jap në Amerikë apo ta obligoj familjen time ta japin në Kuvajt për mua? Dhe cila është dispozita e dhënies së zekatul Fitrit në të holla? Dhe ua bëj me dije se këtu në Amerikë e japin në të holla dhe jo në ushqim.
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) e përmendin se zekati i Fitrit është i lidhur me trupin dhe jo me pasurinë dhe për këtë jepet në vendin në të cilin është prezent personi natën e Bajramit.
Ibn Kudame në librin e tij “El Mugni” (4/134):
“Ndërsa zekatin e fitrit ai e jep në vendin në të cilin iu është obliguar qoftë nëse e ka me vete pasurinë e tij apo jo.”
Ti duhet të mundohesh që ta japësh atë si ushqim. E nëse i varfri refuzon të merr ushqim dhe kërkon të holla atëherë s’ka gjë për ty me këtë rast ta jepni në të holla për shkak të nevojës apo domosdoshmërisë.
E Allahu e dinë më së miri.
Kategoritë:
Follow us: