A jane Mekeja dhe Medineja te mbrojtura nga mortaja dhe epidemite e pergjithshme sikurse gripi i derrave?

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A ka mundësi që gripi i derrave apo epidemitë e tjera ose murtaja të përhapen në Mekë apo Medine, apo ato janë të ruajtura nga epidemitë?”

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    A janë Mekeja dhe Medineja të mbrojtura nga murtaja dhe epidemitë e përgjithshme sikurse gripi i derrave

    ﴿ هل مكة والمدينة محفوظتان من الطاعون والأوبئة العامة كانفلونزا الخنازير ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2009 - 1430

    ﴿ هل مكة والمدينة محفوظتان من الطاعون والأوبئة العامة كانفلونزا الخنازير ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2009 - 1430

    Pyetja: A ka mundësi që gripi i derrave apo epidemitë e tjera ose murtaja të përhapen në Mekë apo Medine, apo ato janë të ruajtura nga epidemitë?

    Përgjigja:

    Falënderimi i takon Allahut ...

    Mekja dhe Medina nuk janë të mbrojtura nga epidemitë. Në periudhën e sundimit të Umer b. Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka rënë një epidemi. Buhariu transmeton nga Ebil Esved se ka thënë:

    “Erdha në Medine dhe në të kishte rënë një sëmundje dhe njerëzit vdisnin me një vdekje të shpejtë dhe u ula pranë Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) ...”[1]

    Vetëm se është vërtetuar nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se mortaja nuk hynë në Medine e në disa transmetime të hadithit ka ardhur se nuk hynë as në Meke gjithashtu.

    Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Mbi shtigjet (hyrjet) e Medines janë disa Melekë dhe në të nuk hynë as mortaja e as Dexhalli.”[2]

    Ibn Haxheri në lbirin e tij “El Fet-h” thotë:

    “Në disa transmetime të hadithit të Ebu Hurejres thuhet:

    “Medinja dhe Meka janë të rrethuara nga Melekët. Në çdo shteg të tyre është një melek dhe në to nuk hynë Dexhalli e as mortaja.” Këtë hadith e transmeton Umer b. Shebbe në librin e tij “Kitab Mek-ke” nga Shurejh, e ky nga Fulejh, e ai nga Ala b. Abdurr Rrahman nga babai i tij, e ai nga Ebu Hurejre i cili e transmeton nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe transmetuesit e tij janë transmetues të librave autentike.”

    Neveviu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Ebul Hasen El Medainijj se në Mekë dhe Medinë kurrnjëherë nuk ka ndodhur të ketë rënë mortaja.[3]

    Por ... Disa dijetarë e kanë përmendur se mortaja ka rënë në mekë në vitin 749 sipas hixhretit.

    Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur në këtë se ajo nuk ka qenë mortajë por, ka qenë një epidemi tjetër e ata që e kanë transmetuar këtë kanë menduar se është mortajë.

    Si rezyme: Mekeja dhe Medineja janë të mbrojtura nga mortaja por, nuk janë të mbrojtura nga sëmundjet dhe epidemitë e tjera.

    E lusim Allahun për shpëtim dhe shëndet për të gjithë myslimanët.

    E Allahu e dinë më së miri.

    [1] Buhariu me nr:2463.

    [2] Buhariu me nr: 1880 dhe Muslimi me nr: 1379.

    [3] El Edhkar:139.