Bashkimi mes nijetit të kompensimit të Ramazanit dhe agjërimit vullnetar

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Nëse muslimanja e ka traditë të agjëroj të hënën dhe të enjten, a i lejohet asaj të shfrytëzoj agjërimin e saj në këto ditë për ta kompensuar atë që i ka kaluar prej muajit të Ramazanit? Apo nijeti duhet të jetë i ndarë?”

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Bashkimi mes nijetit të kompensimit të Ramazanit dhe agjërimit vullnetar

    ﴿ حكم صيام النّفل بنيّة القضاء ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2010 - 1431

    ﴿ حكم صيام النّفل بنيّة القضاء ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2010 - 1431

    Pyetja: Nëse muslimanja e ka traditë të agjëron të hënën dhe të enjten a i lejohet asaj të shfrytëzon agjërimin e saj në këto ditë për ta kompensuar atë që i ka kaluar prej muajit të Ramazanit? Apo nijeti duhet të jetë i ndarë?

    Përgjigja: Nuk ka problem që gjatë agjërimit të hënën dhe të enjten të kompenson ditët e kaluara nga muaji i Ramazanit me kusht që agjërimi të jetë me nijet të kompensimit. E ndoshta ajo i arrin të dy shpërblimet: Shpërblimin për kompensimin dhe shpërblimin për agjërimin vullnetar, mirësia e Allahut është e gjerë.

    E nëse supozojmë se ajo nuk e arrin vetëm se shpërblimin e kompensimit (kazasë), atëherë agjërimi për kompensim është më i mirë se sa ai vullnetar.

    Ndërsa nëse për agjërimin e saj e bën nijet agjërimin vullnetar dhe nuk e bën nijet kompensimin, atëherë me këtë nuk eliminohet agjërimi i obliguar (në këtë rast: agjërimi me qëllim kompensimi) kështu që ajo duhet të agjëron ditët që e ka prishë në to agjërimin gjatë Ramazanit.

    E Allahu e dinë më së miri.