Dispozita per prishjen gjate kompensimit te agjerimit te obliguar

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Cila është dispozita e prishjes gjatë kompensimit të agjërimit të obliguar?”

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Dispozita për prishjen gjatë kompensimit të agjërimit të obliguar

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2010 - 1431

    ﴿ حكم الإفطار في قضاء الصوم الواجب ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2010 - 1431

    Pyetja: Cila është dispozita e prishjes gjatë kompensimit të agjërimit të obliguar?

    Përgjigja: Ai që fillon agjërimin e obliguar sikurse kompensimi i Ramazanit apo shpagimi për betimin nuk i lejohet prishja e agjërimit pa arsye. E prej arsyeve janë sëmundja dhe udhëtimi.

    Qoftë nëse e prish me arsye apo pa arsye e ka obligim ta kompenson këtë ditë, kështu që e agjëron një ditë tjetër për këtë ditë dhe nuk obligohet me shpagim, sepse shpagimi nuk obligohet vetëm se për marrëdhëniet intime gjatë ditës në Ramazan.

    Por, nëse prishja ndodh pa arsye, atëherë obligohet pendimi para Allahut të lartësuar nga kjo vepër e ndaluar.

    Ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ai që e fillon kryerjen e ndonjë obligimi sikurse kompensimi i Ramazanit, agjërimi për shkak të zotimit apo shpagimit, nuk i lejohet atij ta prishë atë dhe e falënderojmë Allahun që në këtë nuk ka mospajtim.”[1]

    Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse bën marrëdhënie intime duke qenë agjërueshëm në agjërimin jashtë Ramazanit sikurse agjërimi për kompensim, zotim apo diç tjetër, atëherë nuk ka shpagim dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Katade thotë: Shpagimi obligohet me rastin e prishjes gjatë kompensimit të agjërimit të Ramazanit.” [2]

    Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: “Një ditë isha duke agjëruar me qëllim kompensimi të Ramazanit e pas namazit të drekës ndjeva uri dhe për këtë kam ngrënë dhe pirë me qëllim dhe jo nga harresa e nga injoranca, për këtë cila është dispozita për këtë vepër timen?

    Ai iu përgjigj: “Ti e ke për obligim ta plotësosh agjërimin (plotësimi i agjërimit të ditës së mbetur dhe kompensimi me një ditë tjetër), sepse nuk lejohet prishja nëse agjërimi është i obliguar sikurse kompensimi i Ramazanit apo agjërimi për shkak të zotimit. Për këtë ti duhet të pendohesh dhe ai që pendohet Allahu ia pranon pendimin.”[3]

    Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: “Gjatë kompensimit të një agjërimi të obliguar për mua – vitet e kaluara – e pata prishë agjërimin me qëllim e pas kësaj e kam kompensuar këtë agjërim me agjërimin e një dite të vetme por, nuk e di se a mjafton kompensimi i tij vetëm me një ditë? Apo nuk mjafton vetëm se me agjërimin në vazhdimësi të dy muajve? Dhe dua ta dijë a e kam obligim shpagimin? Shpresoj të më tregoni!

    Ai u përgjigj: Kur njeriu fillon në agjërimin e obliguar sikurse kompensimi i Ramazanit, shpagimi për shkak të zotimit (nedhrit) apo shpagimi për shkak të rruajtjes së kokës gjatë haxhit, kur ai që është muhrim (ka filluar ritet e haxhit) e bën këtë para se të dal nga ihrami dhe lloje të ngjashme të agjërimit të obliguar, atëherë nuk i lejohet ta ndërprenë agjërimin pa ndonjë arsye fetare. Pra, secili që e fillon një vepër të obliguar e ka për obligim ta plotësoj atë dhe nuk i lejohet ndërprerja e saj vetëm se me arsye fetare e cila do t’ia lejonte atij ndërprerjen e tij.

    E kjo grua që ka filluar kompensimin e agjërimit e pastaj në një ditë prej ditëve e ka prishur atë pa arsye dhe më pas e ka kompensuar atë, atëherë e ka kryer obligimin e saj sepse kompensimi realisht kryhet një ditë për një ditë por, ajo duhet të pendohet dhe t’i kërkon falje Allahut të lartësuar për shkak të ndërprerjes së agjërimit të obliguar pa arsye.”[4]

    E Allahu e dinë më së miri.

    [1] El Mugni: 4/412.

    [2] El Mexhmu: 6/383.

    [3] Mexhmuul Fetava: 15/355.

    [4] Mexhmuul Fetava: 20/451.