Tregtia me alkool, gjëra të dyshimta si dhe mallra specifike për krishtlindje

Përshkrimi

Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Kam nisur një biznes të vogël dhe gjatë festave të ndryshme shes mallra që janë specifike për krishtlindje, për 8 Mars e të tjerë. A është haram një gjë e tillë? Unë më parë kisha një supermarket, mirëpo e kam shitur, ngase mes të tjerash shitja birra dhe mish derri dhe nuk dëshiroj më t’i kthehem asaj pune. Më lejoni që t’ju pyes edhe për disa mallra të tjera, të cilat unë i shes, si prezervativë, disa fotografi qeramike, cigare, bileta lotarie, disa barëra që përmbajnë alkool, ëmbëlsira, të cilat mund të përmbajnë materie që janë të ndaluara për ne muslimanët, por mund edhe të mos përmbajnë, pra, a më lejohet që këto mallra t’ua shes klientëve të mi mosbesimtarë?”

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Tregtia me alkool, gjëra të dyshimta si dhe mallra specifike për krishtlindje

    ﴿ الاتجّار في الكحول ولوازم أعياد النصارى والواقي الذكري والمعاجين ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Agim Bekiri

    Redaktoi: Redaksia e revistës “Albislam"

    2010 - 1431

    ﴿ الاتجّار في الكحول ولوازم أعياد النصارى والواقي الذكري والمعاجين ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: أجيم بكيري

    مراجعة: هيئة تحرير مجلة "ألب إسلام"

    2010 - 1431

    Pyetja e pestë: Kam nisur një biznes të vogël dhe gjatë festave të ndryshme shes mallra që janë specifike për krishtlindje, për 8 Mars e të tjerë. A është haram një gjë e tillë? Unë më parë kisha një supermarket, mirëpo e kam shitur, ngase mes të tjerash shitja birra dhe mish derri dhe nuk dëshiroj më t'i kthehem asaj pune. Më lejoni që t'ju pyes edhe për disa mallra të tjera, të cilat unë i shes, si prezervativë, disa fotografi qeramike, cigare, bileta lotarie, disa barëra që përmbajnë alkool, ëmbëlsira, të cilat mund të përmbajnë materie që janë të ndaluara për ne muslimanët, por mund edhe të mos përmbajnë, pra, a më lejohet që këto mallra t'ua shes klientëve të mi mosbesimtarë?

    Përgjigje: Ke vepruar shumë mirë që ke lënë shitjen e birrave dhe mishit të derrit. Lusim Allahun të bekojë ty, furnizimin tënd dhe të japi një zëvendësim më të mirë. Sa i takon pyetjeve të tua i përgjigjemi, si vijon:

    a) Nuk i lejohet besimtarit të marrë pjesë në festat e jobesimtarëve, siç janë krishtlindjet. Nuk lejohet as t'ju shesim atyre gjëra që i ndihmojnë për festat e tyre, ngase Allahu i Madhëruar thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi" (Maide: 2). Të ngjashme janë edhe festat e tjera të shpikura, siç është festa e nënës, pra, nuk lejohet të shesësh gjëra që do të ndihmonin këtë festë.

    b) Në esencë lejohet përdorimi i prezervativëve dhe shitja e tyre përpos nëse shitësi e di ose ka supozim të fortë se do të përdoret në haram, në atë rast nuk lejohet shitja. Rregulli që shërben si bazament për këto çështje – siç thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë – është: “Çdo petk për të cilin ekziston një supozim i fuqishëm, se do të përdoret në haram nuk lejohet të shitet apo t'i qepet atij që do ta përdorë për mëkate apo zullum." (Sherhul Umde 4/386). Ky rregull është i përgjithshëm për çdo mall që shitet apo blihet.

    c) Ndalohet shitja e duhanit dhe e biletave të lotarisë dhe çdo mall që dihet se do të përdoret në haram. Komisioni i Përhershëm për Fetva 13/55 ka dhënë këtë fetva: “Nuk lejohet tregtia me duhan, nargjile dhe harame të tjera, ngase ato janë të fëlliqura dhe shkaktojnë dëme trupore, shpirtërore dhe materiale." Sa i takon biletave të lotarisë mu ato janë bixhozi i ndaluar. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: “Pasqyrimin që bëri pyetësi, pra, blerja e një bilete pastaj mund të fitojë një shumë të madhe parash, kjo bën pjesë në bixhozin për të cilin Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju, që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit e Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Binduni Allahut dhe binduni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se detyrim i të dërguarit Tonë është vetëm kumtimi i qartë." (Maide: 90-92), ky është bixhozi që nënkupton çdo allishverish në të cilin pjesëmarrësi nuk e di do të fitojë apo do të humbë, të gjitha janë të ndaluara, madje prej mëkateve të mëdha dhe shëmtia e tyre nuk është e panjohur për secilin që shikon se Allahu e përmendi atë në një rang me adhurimin e idhujve, alkoolin dhe fallin." (Fetava islamije 4/414)

    d) Nuk lejohet formimi i pamjeve të qenieve të gjalla qoftë njeri, shpend apo gjallesë tjetër. Nëse ato janë me vëllim, atëherë ndalesa është edhe më e madhe. Nisur nga kjo nuk lejohet shitja e këtyre fotografive prej qeramike apo të tjera, nëse janë sipas shpjegimit që u përmend më lart, në të kundërtën nëse janë peizazhe, atëherë nuk janë të ndaluara. Komisioni i Përhershëm për Fetva 13/73 shkruan: “Shitblerja e fotografive të gjallesave është e ndaluar duke u mbështetur në thënien e të Dërguarit të Allahut: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ndalojnë shitblerjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve" (Buhariu dhe Muslimi)… dhe në shumë tekste të tjera që flasin për ndalimin e formimit të pamjeve."

    e) Barërat që përmbajnë alkool me përqindje të madhe, aq sa konsumimi i bollshëm i tij do të shkaktonte dehje, ato në fakt janë alkool dhe si të tilla ndalohet përdorimi apo shitblerja e tyre. Nëse përqindja e alkoolit është e vogël, aq sa nuk shkakton dehjen e atij që pi një sasi të madhe prej atij bari, atëherë lejohet përdorimi dhe shitja. Komisioni i Përhershëm për Fetva, në lidhje me parfumet që përmbajnë alkool ka dhënë këtë fetva: “Nëse përqindja e alkoolit në parfum është aq sa pirja e një sasie të madhe prej tij do të shkaktonte dehje, pirja e tyre është e ndaluar dhe tregtia me to, si dhe të gjitha përfitimet e tjera, ngase ai parfum konsiderohet alkool, qoftë pak ose shumë. Nëse përqindja e alkoolit në ato parfume nuk shkakton dehje lejohet përdorimi i tyre dhe shitblerja, duke u mbështetur në thënien e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Ajo shumica e së cilës deh, pakica e saj është haram." 13/54

    f) Gjërat që i ndalohen një besimtari nuk lejohet t'ia shesë, as muslimanit, as jomuslimanit, ngase jomuslimanët janë të ngarkuar me të gjitha detyrat e sheriatit sipas pjesës dërrmuese të dijetarëve. Për ta ndalohet ajo që ndalohet për besimtarët, prandaj nuk lejohet t'u shitet atyre alkooli, mishi i derrit e as gjërat e tjera të ndaluara sipas fesë tonë, edhe po qe se të njëjtat mund të jenë të lejuara në fetë e tyre, sepse legjislacioni islam i ka shfuqizuar legjislacionet e feve para tij. Në lidhje me këtë Komisioni i Përhershëm për Fetva ka dhënë këtë fetva: “Nuk lejohet tregtia me gjëra që Allahu i ka bërë haram, qofshin ushqime apo gjëra të tjera si vera, mishi i derrit madje edhe me jobesimtarët duke u mbështetur në thënien e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Allahu kur ndalon një gjë ndalon edhe përfitimin nga e njëjta…".