• MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë tërheqëse përmban disa rregulla me të cilat duhet të edukohet çdo musliman si: dhënia përparësi fjalës së Allahut dhe Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) para fjalës së dikujt tjetër dhe respekti i sahabëve, veprimtaria në bashkësi në forma të ndryshme, pastaj angazhimi në kërkimin e diturisë fetare dhe madhërimi i shnejtërisë së muslimanëve.

  • MP3

    Ligjërues : Sedat Rrustemi

    Kjo ligjëratë është koment i hadithit të njohur të cilin e transmeton Ibn Abasi e teksti i tij fillon me fjalët: “O djalosh, Ruaje Allahun (fenë e Allahut), që Ai të të ruaj ty ..” Hoxha i nderuar në komentin e tij sqaron urtësitë, porositë, udhëzimet dhe dobitë të cilat i përmban ky hadith.

  • MP3

    Ligjërues : Alaudin Abazi Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë audio hoxha i nderuar flet rreth disa rregullave që kanë të bëjnë me imamin. ai flet për privilegjin, vlerën dhe përgjegjësinë e atij që del imam pastaj flet rreth asaj se cila vepër është më me vlerë dalja imam apo të bërit myezin. Dhe e përfundon ligjëratën e tij me sqarimin e asaj se kush ka përparësi për të dalë imam dhe llojet e imamëve.

Mbresat