• video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë emision tregohen vlerat dhe veçoritë e Ramazanit dhe disa qëllime të agjërimit.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama

    I Dërguari i Allahut kujdes të veçantë i kushtonte Kuranit në Ramazan. Këtu sqarohet si duhet të jenë raportet tona me Kuranin në këtë muaj, që ta ndjekim kështu udhëzimin e të Dërguarit.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë është pjesë e ligjëratave të cilat trajtojnë përditshmërinë e Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) me shokët e tij me qëllim që të ndalemi në mësimet dhe urtësitë dhe të përfitojmë në përditshmërinë tonë. Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar, komenton rastin e urisë së madhe të Ebu Hurejres dhe mënyrës se si e ka trajtuar atë Pejgamberi (alejhis salatu ues selam).

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ekrem Avdiu

    Tema e ringjalljes ka rëndësi vendimtare në besimin e muslimanit, pa e besuar atë njeriu nuk konsiderohet musliman. Për këtë, hoxha i nderuar, flet në këtë ligjëratë rreth metodologjisë Kuranore në prezantimin dhe argumentimin e mundësisë e ringjalljes duke përmendur disa aspekte të rëndësishme dhe interesante.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Në muajin e lindjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duhet të rikujtojmë gjendjen e cila mbretëronte para dërgimit të tij, misionin e tij dhe obligimet tona përballë tij. Gjithashtu, qëndrimin tonë ndaj akuzave të të tjerëve dhe reagimin më të mirë ndaj këtyre akuzave dhe për fund metodën e drejtë për të shënuar datën e lindjes së tij. Për të gjitha këto flet hoxha i nderuar, Enis Rama.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Besimi në botën tjetër është shtylla e pestë e besimit dhe nuk konsiderohet askush musliman nëse nuk e beson atë. Shumë njerëz janë skeptikë në ekzistimin e saj, skepticizëm që mban erë ateizmi dhe komunizmi. Kjo ligjëratë rrënon çdo mëdyshje rreth ekzistimit të saj dhe sqaron mënyrën se si duhet përjetuar këtë besim dhe si të përgatitemi në këtë botë për botën tjetër.

  • video-shot

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Refleksione Kuranore: është një seri programesh të përgatitura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu, për Peace Tv në shqip, e të cilat shtjellojnë tematika të ndryshme rreth Kuranit Fisnik. Këtu kemi përzgjedhur disa nga temat më të rëndësishme të shtjelluara në këtë seri, me shpresë se njohja e tyre do ta reflektoj dritën Kuranore në veprën dhe jetën tonë.

Mbresat