Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Drejtimet ideologjike bashkëkohore

Numri i materialeve: 3

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth është titulluar: “Islami dhe ateizmi ballë për ballë” dhe ofron një shpjegim të domethënies së ateizmit, aspektet problematike të tij dhe si i kundërshton faktet e arsyeshme, të padiskutueshme dhe të disponueshme. Po ashtu, libri prezanton një pjesë të evidencave që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartësuar.

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth përmban një debat i cili është zhvilluar mes një studenti musliman dhe profesorit të tij ateist. Debati sillet rreth disa ideve ateiste të kota por, që janë të përhapura në shumë vende perëndimore. Prej këtyre ideve p.sh.: Krijimi i universit vetvetiu, pa krijues, pastaj mohimi i asaj se Allahu është krijues ngase, kjo dikton që ai të jetë krijues i gjithë të keqes në botë, dhe besëtytni dhe kotësira të tjera.

  • Shqip

    PDF

    “Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.