Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Çka duhet të dijë muslimani?

Numri i materialeve: 23

  • Shqip

    PDF

    Autor : Lorans Braun

    Libër i cili ofron udhëzime praktike për ata që përqafojnë fenë islame, duke sugjeruar mënyrën me të cilën muslimani i ri duhet ta jetoj fenë islame. Çështjet e tilla si dallimet e fikhut, sektet e devijuara, shtyllat e Islamit dhe vetëdijesimi për Zotin që të gjitha janë diskutuar. Po ashtu janë përmendur edhe metodat që i ndjek shejtani për lajthitjen e njeriut dhe mënyra se si njeriu duhet ta mbroj veten e tij nga devijimi.

  • Shqip

    PDF

    Ta mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

  • Shqip

    PDF

    Libri "Tefsiri i Thjeshtë i Mëshiruesit për Shpjegimin e Fjalës së Bujarit" nga dijetari Abdurrahman ibn Nasir es-Sadi është një tefsir i plotë dhe i qartë i Kuranit Fisnik. Autori synon t'i afrojë kuptimet e ajeteve të Kuranit lexuesit të zakonshëm, duke i shpjeguar ato në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Ky tefsir bazohet në interpretimin e Kuranit me anë të Kuranit vetë, sunetit dhe fjalëve të paraardhësve të drejtë, duke nxjerrë mësime praktike dhe morale nga ajetet. Është i dobishëm si për lexuesit e zakonshëm ashtu edhe për studiuesit.