Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Shkencat e Kuranit

Numri i materialeve: 6

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Jusuf Kastrati

    Kursi për mësimin e leximit të Kuranit "Abetarja kuranore"

  • Shqip

    MP4

    Ky emision shtjellon disa nga karakteristikat kryesore ku përmes tyre Kurani jo vetëm që dallohet nga librat dhe fjalët e rëndomta por, edhe nga shpalljet e mëhershme. E ato janë: Zbritja e tij gradualisht, ruajtja e tij nga deformimi dhe humbja, lidhja e tij me gjuhën arabe, qenia e tij garanci mbi librat e mëhershëm dhe vazhdimësi e tyre, është libri i fundit i shpallur dhe thirrja e tij është gjithëpërfshirëse.

  • Shqip

    MP4

    Në këtë emision hoxha i nderuar flet rreth vlerës së leximit të Kuranit, sqaron definicionin dhe llojet e texhvidit dhe për fund përmend disa çështje që ndërlidhen me leximin e Kuranit si: mënyra më e mirë leximit të Kuranit dhe për minimumin dhe maksimumin e kohës së preferuar për të bërë hatme.

  • Shqip

    MP4

    Në këtë emision, hoxha i nderuar, fokusohet më tepër rreth mrekullisë gjuhësore të Kuranit duke iu dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve rreth kësaj çështjeje dhe duke sqaruar se Kurani është mrekulli në shprehjet, stilin dhe renditjen e tij. Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.

  • Shqip

    MP4

    Ky emision ka të bëjë me një trajtim më të veçantë rreth mrekullisë Kuranore. Në të sqarohet nderimi i njerëzve përmes shpalljes dhe natyra e përbashkët mrekullisë dërguar të gjithë Pejgamberëve (alejhimus salatu ues selam) por, me theks të veçantë në tri aspektet e mrekullisë së Kuranit: - Vërtetimi i pohimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se ai është i Dërguar i Allahut. - Ruajtja e tij nga gabimet dhe lëshimet. - Sfida me të cilën janë provokuar njerëzit kaq hapur dhe në të gjitha kohët, e sidomos arabët në periudhën e shpalljes së tij. Dhe emisioni përfundon me përgjigjen në disa keqkuptime rreth mrekullisë Kuranore.

  • Shqip

    MP4

    Njerëzimi ka nevojë për një tërësi mësimesh për ta mësuar besimin dhe rregullat tjera që përbëjnë anën praktike të atij besimi si: aspekti i ibadetit, raporteve njerëzore apo edhe i etikës. E tërësi e të gjitha këtyre rregullave për të cilat njerëzimi ka nevojë, padyshim, është Kurani famëlartë. Kësisoj, përveç qenies së tij mrekulli, objektivi kryesor i zbritjes së Kuranit është përudhja e njerëzve në rrugën e Allahut të lartësuar.