Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Thirrja e jomuslimanëve në Islam

Numri i materialeve: 14

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

  • Shqip

    DOC

    Autor : Muhamed Hasen Jusuf Përktheu : Omer Berisha

    Vlera e thirrjes në Islam është e madhe. Thirrja është kumtim i porosisë së Allahut te njerëzit. Kjo ishte detyra e Pejgambereve dhe vazhdon të jetë angazhimi i atyre njerëzve, të cilët Allahu i nderoi me dije. Por, që të jetë e suksesshme duhet të mbështetet në disa themele e të cilat prezantohen në këtë artikull.

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth është titulluar: “Islami dhe ateizmi ballë për ballë” dhe ofron një shpjegim të domethënies së ateizmit, aspektet problematike të tij dhe si i kundërshton faktet e arsyeshme, të padiskutueshme dhe të disponueshme. Po ashtu, libri prezanton një pjesë të evidencave që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartësuar.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Gary Miller Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Autori i këtij libri, dr. Gary Miller, një matematikan kanadez dhe një ish-misionar i krishterë, pasi filloi ta studiojë Kuranin për të zbuluar gabimet shkencore e historike në të, u mahnit nga madhështia e Kuranit, ngaqë nuk gjeti në të asnjë gabim, përkundrazi, ai u bind se Kurani nuk mund të jetë tjetër veçse Fjala e Zotit, të cilin ia shpalli të Dërguarit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Prandaj u bë musliman dhe e shkroi këtë libër në të cilin përmendi një sërë argumentesh që dëshmojnë se Kurani është vërtet Libri i Allahut.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër trajton çështje të shumta, të cilat janë tejet të nevojshme për masën e përgjithshme të muslimanëve dhe për ata të cilët shprehin dëshirën për t’u njohur me realitetin e fesë islame. Ndër temat kryesore që i trajton ky libër janë: realiteti i fesë islame, burimet dhe ligjet e tij, shtyllat e fesë islame, morali në Islam etj.

  • Shqip

    MP4

    Jo të gjithë ata që na rrethojnë pajtohen me ne në çdo gjë, kështu është edhe në çështjen e besimit ku shumë njerëz nuk janë mysliman. Për këtë kemi nevojë të dimë si e jetësonte Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) misionin e tij që t’ua ofronte fjalën e Allahun të gjithëve? Si sillej ndaj tyre edhe atëherë, kur e shpërfillnin, refuzonin apo silleshin armiqësisht ndaj tij duke i shkaktuar mundime? Këto dhe të tjera gjëra interesante i gjeni në këtë ligjëratë tërheqëse.

  • Shqip

    PDF

    Kush më krijoi dhe përse?Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston

  • Shqip

    PDF

    Islami është fe e të dërguarve të Allahut

  • Shqip

    PDF

    Kush e krijoi universin? Kush më krijoi mua dhe përse?

  • Shqip

    MP4

    1• Ta njohim Zotin nëpërmjet argumenteve të Tij. 2• Allahu është Ai i cili ka krijuar njerzit dhe xhindet. 3• Kurani është libri i Zotit dhe Ai ia zbrit njerëzimit si mëshirë për ta. 4• Qëllimi i krijimit të njerëzve dhe xhindeve është që të adhurojnë Allahun të vetëm dhe pa shok. 5• Allahu na ka premtuar se ai i cili e takon Zotin e tij me besim të pastër dhe punë të mira, për të do të ketë shperblim xhenetin.

  • Shqip

    PDF

    Në këtë libër, autori britanez Abdurrahim Green, nëpërmjet provave racionale, në formë dialogu, dëshmon fillimisht ekzistimin e Krijuesit e më pas edhe vërtetësinë e fesë islame.

  • Shqip

    PDF

    Libri është përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme mes autorit dhe një numër priftërinjsh. Diskutimet janë përshkuar me objektivitet dhe edukatë të lartë të dialogut, po ashtu me kujdesin për t’iu larguar çdo gjëje që mund të lëndonte ndjenjat fetare reciproke si dhe duke i qëndruar besnik metodologjisë shkencore gjatë dialogut, i cili u zhvillua në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Diskutimi ka trajtuar tetë çështje esenciale si: - A ishte Ibrahimi (alejhis selam) çifut apo i krishterë? - A është Bibla e shenjtë? - Doktrina e teuhidit (njësimit në adhurim) apo doktrina e trinitetit? - Jezusi a ishte njeri apo zot? - A ishte Jezusi djalë i Zotit? - A u kryqëzua Jezusi dhe më pas u ngjall? - Doktrina e mëkatit të parë dhe doktrina e flijimit? - Muhamedi (alejhis salatu ues selam) në Bibël?

  • Shqip

    PDF

    Ndodh që fëmija të ketë ndikim te një jomusliman më tepër se një thirrës që posedon argumente dhe fakte bindëse. Autori i këshillon muslimanët t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashurinë ndaj thirrjes në rrugën e Allahut, t’ua mësojnë mënyrat e davetit dhe t’i edukojnë për ta bartur mesazhin e Islamit te jomuslimanët.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Ferid Selimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Islami është feja e vetme e vërtetë dhe e pranuar te Zoti dhe ajo ka qenë feja e të gjithë Profetëve (alejhimus-salatu ues-selam). Për këtë, muslimani duhet të jetë shembull në praktikimin e tij të Islamit në mënyrë që të përcillet denjësisht mesazhi i Islamit te mosbesimtarët. Për ta sqaruar këtë, hoxha i nderuar, e ka ilustruar ligjëratën e tij me shembuj të shumtë.