Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Shkencat e Kuranit

Numri i materialeve: 5

  • Shqip

    PDF

    Autor : Gary Miller Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Autori i këtij libri, dr. Gary Miller, një matematikan kanadez dhe një ish-misionar i krishterë, pasi filloi ta studiojë Kuranin për të zbuluar gabimet shkencore e historike në të, u mahnit nga madhështia e Kuranit, ngaqë nuk gjeti në të asnjë gabim, përkundrazi, ai u bind se Kurani nuk mund të jetë tjetër veçse Fjala e Zotit, të cilin ia shpalli të Dërguarit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Prandaj u bë musliman dhe e shkroi këtë libër në të cilin përmendi një sërë argumentesh që dëshmojnë se Kurani është vërtet Libri i Allahut.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Osman Abazi Autor : Jusuf Kastrati

    Ky libër përmban një mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë për mësimin e leximit të Kuranit.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Moris Bokaj

    Ky libër është vepër e shkencëtarit të mirënjohur francez Maurice Bucaille dhe që bën fjalë për studimin e tij që ua ka bërë librave hyjnorë, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkëkohore. Shtytja për ta bërë një studim të tillë objektiv ishin paragjykimet dhe botëkuptimet e gabuara për Islamin në perëndim të cilat vinin si pasojë e mosnjohjes së tij por, edhe si shtrembërim i qëllimshëm i fakteve. Pas studimit autori vjen në përfundim se nuk ka kundërshtim në mes të tekstit Kur’anor dhe njohurive shkencore bashkëkohore dhe për më tepër kjo dëshmon se dora e njeriut nuk është futur në tekstin e tij, përkundër pohimit se është befasuese sasia e kundërthënieve dhe papajtueshmërisë në mes të teksteve biblike, bile edhe më i habitshëm është fakti se si janë heshtë ato! Në përgjithësi, libri është dëshmi se në kohën tonë po ndodhin ndryshime të mëdha në favor të një perceptimi pa paragjykime ndaj Islamit dhe myslimanëve, nga nivelet më të larta të botës së krishterë.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Osman Abazi

    Kurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik përmes së cilit mund ta lexojmë drejt Librin e Allahut.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Fehim Dragusha Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky libër është tërheqës dhe i veçantë në përpilimin e tij. Libri është i ndarë në tematika të ndryshme të cilat argumentohen me ajete të ndryshme Kuranore që kanë të bëjnë me këto tematika. Ky libër është i dobishëm edhe për të gjithë ata që përgatitin ndonjë ligjëratë dhe iu intereson ndarja tematikore e ajeteve. M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad