Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Akideja

Numri i materialeve: 56

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth është titulluar: “Islami dhe ateizmi ballë për ballë” dhe ofron një shpjegim të domethënies së ateizmit, aspektet problematike të tij dhe si i kundërshton faktet e arsyeshme, të padiskutueshme dhe të disponueshme. Po ashtu, libri prezanton një pjesë të evidencave që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartësuar.

  • Shqip

    PDF

    SHPALLJA E FUNDIT

  • Shqip

    PDF

    PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT

  • Shqip

    PDF

    I DËRGUARI I FUNDIT

  • Shqip

    PDF

    FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS

  • Shqip

    PDF

    Shokët e Profetit dhe nënat e besimtarëve përse i duam dhe i mbrojmë?

  • Shqip

    PDF

    Kam parë (të udhës) përafrimin e çështjeve të besimit dhe renditjen e tyre sipas renditjes që i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka bërë për gjashtë bazat e besimit, të theksuara në hadithin e njohur të Xhibrilit. Tërë kjo duke u mbështetur vetëm në dy tekstet e shpalljeve: Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik, si dhe poshtë çdo baze do të përmenden tematikat që përfshin baza në fjalë dhe do të jepen sqarime kush ka devijuar në tematikën përkatëse, duke iu kundërpërgjigjur pa u stërzgjatur. Kështu e kam prezantuar besimin: mesatar ndërmjet të qenit i gjatë dhe i përmbledhur, duke pasur si veçori qartësinë dhe thjeshtësinë, në mënyrë që muslimanët e thjeshtë të kenë mundësi të përfitojnë prej tij. Gjithashtu, të arrihet qëllimi i njohjes së besimit të pararendësve në mënyrë të përmbledhur, me shprehje të lehta dhe renditje tematike. Kështu, e kam titulluar “Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik”. E lus Allahun që këtë vepër ta bëjë të çiltër për Fytyrën e Tij dhe të dobishme për robërit e Tij! Lavdërimi dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij!

  • Shqip

    PDF

    Përmbledhje e dobishme e historisë së Profetit Muhamed ﷺ dhe virtytet e tij, libër në gjuhën shqipe, përpiluar nga dr. Hejthem Serhan, ky libër përmban biografinë profetike në formë të shkurtër dhe koncize, aty përshkruhet historia e Profetit ﷺ, udhëzimi i tij, cilësitë e tij fizionomike dhe morale, familja dhe të afërmit e tij Këtë libër autori e ka zbukuruar me tabela dhe klasifikime, dhe pas çdo sektori ka vendos pyetje dhe provime, të gjitha këto pa zgjatje të panevojshme dhe pa shkurtim të cunguar

  • Shqip

    PDF

    Dashuria Dhe Afërsia Mes Familjes Fisnike Dhe Sahabëve : Qartësime kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike dhe Sahabëve

  • Shqip

    PDF

    Ky është një libër i dobishëm për muslimanët në përgjithësi. Autori në këtë libër ka sqaruar shtyllat e Islamit dhe ato të imanit, duke sqaruar dhe kushtet që kanë të bëjnë me to dhe po ashtu ka sjellë argumente fetare dhe logjike lidhur me to.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për sahabët e të Dërguarit Muhamed, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, gjegjësisht sqaron vlerën, pozitën, të drejtat e tyre kundrejt nesh dhe detyrat tona ndaj tyre. Po ashtu shpjegon besimin e ehli sunetit dhe xhematit lidhur me sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

  • Shqip

    PDF

    Autor : M. A. K. Kaif

    Libri shtjellon doktrinën e trinitetit duke e hedh poshtë atë përmes vetë citateve të Biblës dhe duke sqaruar se ajo nuk është shpallje hyjnore por, shpikje njerëzore.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Driton Lekaj

    Rruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed Xhemil Zejno Autor : Ekrem Avdiu Redaktoi : Ekrem Avdiu

    Teuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.

  • Shqip

    PDF

    Ta mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

  • Shqip

    PDF

    Autor : Bilal Filips

    Tevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Abdullah b. Muhamed Es Selefij Përktheu : Bahri Curri Redaktoi : Rijad Misini Redaktoi : Arijan Kutelli

    Shiitët janë një ndër grupet e devijuara më të përhapura në botën islame. Idetë dhe mendimet e tyre janë nuk përkojnë me burimet Islame. Ky libër flet rreth bindjeve dhe kundërshtimeve të tyre me Islamin. Megjithëse i shkurtër, ky libër me fakte dhe argumente qartëson devijimin dhe rrezikshmërinë e tyre për Islamin dhe myslimanët.

  • Shqip

    PDF

    Kush më krijoi dhe përse?Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston

  • Shqip

    PDF

    Kush e krijoi universin? Kush më krijoi mua dhe përse?

  • Shqip

    PDF

    SHOQËRIA CIVILE (Ngritja dhe zhvillimi në periudhën profetike)