Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Ky emision është hyrje e emisioneve të ciklit “Si ta shijosh namazin?” Hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shtjellimit të kësaj tematike duke sjellë edhe shembuj nga ata që kanë përfituar nga këto ligjërata dhe se si ato kanë shkaktuar ndryshim në namazin dhe jetën e tyre.

  • PDF

    Namazi është shtylla e Islamit dhe shpirti i tij. Përmes tij besimtari përfiton begati të shumta dhe ruhet nga e shëmtuara dhe e keqja në përgjithësi. Prandaj i takon besimtarit të kujdeset që familja e tij ta kuptojnë rëndësinë e namazit dhe ta falin atë. E në këtë thërret edhe ky artikull tërheqës.

  • PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A lejohet namazi pas imamit që shkruan hajmali, për të cilat disa njerëz mendojnë se të shpëtojnë prej magjisë dhe syrit? E nëse nuk lejohet si të veprojmë? Duke e ditur se ne jetojmë në një fshat ku ekziston vetëm një xhami dhe imam i saj është ky njeri.”

  • PDF

    Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Unë jam një myslimane nga Bullgaria. Për një kohë të gjatë vendi sundohej nga komunizmi dhe ne nuk dinim asgjë për Islamin, bile edhe shumë prej adhurimeve ishin të ndaluara. Unë personalisht nuk kam ditur asgjë për Islamin gjersa i kam mbushur 20 vjet, e pas kësaj moshe i jam përmbajtur mësimeve islame. Pyetja ime për ju do të ishte: A e kam obligim ta kompensoj atë që më ka kaluar prej namazit dhe agjërimit? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij.”

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë ligjëratë hoxha Enis Rama flet rreth namazit, rëndësisë dhe peshës së tij në Islam. Iu drejtohet atyre që pretendojnë Islamin dhe namazi nuk është pjesë e jetës së tyre me këshilla dhe sqarime se Islami nuk qëndron pa namaz dhe pa iu nënshtruar Allahut të lartësuar. Si dhe flet për lumturinë, krenarinë dhe shpëtimin në këtë botë dhe tjetrën që i sjell myslimanit namazi.

  • PDF

    Shejhu i nderuar – Allahu e mëshiroftë – iu është përgjigjur në këtë libër pyetjeve rreth sexhde et Tilave. Përgjigjet janë dhënë në mënyrë të shkurtë por, të qartë dhe të argumentuar dhe sqarojnë përafërsisht çdo dilemë që lidhet me këtë temë.

  • video-shot

    MP4

    Dokumentar që flet për çështjen e namazit, vlerën dhe rëndësinë e tij në jetën e myslimanit.

  • video-shot

    MP4

    Dokumentar që flet për çështjen e namazit, vlerën dhe rëndësinë e tij në jetën e myslimanit.

  • Namazi Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për vlerën e namazit dhe se namazi është boshti i lumturisë në këtë dhe botën tjetër.

  • MP3

    Në këtë incizimi hoxha i nderuar flet rreth efekteve pozitive të namazit dhe si manifestohen ato në jetën e myslimanit.

  • video-shot

    MP4

    Në këtë video klip flasin një numër dijetarësh të njohur rreth vlerës së faljes së namazit të sabahut e sidomos me xhemat.

Mbresat