Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Ibadetet

Numri i materialeve: 35

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull në fakt është broshurë e përgatitur nga shtëpia botuese Dar El Vatan dhe flet rreth vlerave dhe dobive të ditës së Arafatit duke vazhduar më pas sqarimin e gjendjes së gjeneratave të para të arta – selefit në këtë ditë.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Driton Lekaj

    Ky është një artikull që flet rreth rëndësisë së Haxhit dhe urtësive të tij si dhe ndikimit që duhet të arrihet në jetën e muslimanit. Si dhe tërheq vërejtjen për disa shkaqe që pengojnë që urtësitë e këtij obligimi të mishërohen në realitetin e muslimanëve.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Haxhi është një prej shtyllave më të rëndësishme të fesë islame madje përbën një nga botëkuptimet e tij të mëdha të cilën e kupton çdo haxhi që viziton vendet e shenjta. Por, këto dobi nuk janë të kufizuara vetëm për ata që përjetojnë ato ditë dhe momente të bukura, por ato përfshijnë të gjithë ata që i përkasin kësaj feje. Në rreshtat e këtij artikulli, do të njiheni dhe do të përjetoni kuptimet e larta të Haxhit, sekretet dhe urtësitë e tij.

  • Shqip

    PDF

    Pasqyrë rreth zekatit të Fitrit: Ky artikull sqaron se çka do të thotë zekatul Fitr, historikun e obligimit të tij dhe argumenti për këtë, dispozita dhe urtësia e ligjshmërisë së tij, koha e dhënies së tij, kujt i jepet sadakatul Fitri, llojet e ushqimit prej të cilave jepet zekati i Fitrit, dispozita e dhënies së tij në të holla dhe sqarimin për bartjen e zekatit të Fitrit nga vendi i personit që e jep në një vend tjetër.

  • Shqip

    PDF

    Porosia e fundit e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte për namazin dhe kjo mjafton për të treguar rëndësinë që ka namazi në jetën e besimtarit. Mirëpo, namazi nuk merr kuptimin e tij të duhur gjersa të mos realizohet përulja e plotë në të. E përmes këtij artikullit autori përmend botëkuptimin e përuljes në namaz dhe sjell një mori shkaqesh që ndihmojnë në realizimin e saj.

  • Shqip

    PDF

    Hytbe e mbajtur nga Shejh Salih El Fevzan në të cilën flet rreth vlerës së përqendrimit në namaz dhe shkaqet që ndihmojnë për ta arritur atë.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Jusuf Kastrati

    Ky është një udhërrëfyes i lehtësuar që sqaron punët ditore të cilat i kryen haxhiu duke treguar edhe normën e tyre. Ky udhërrëfyes përfshinë tre llojet e haxhit me një shtojcë të shkurtër rreth ndalesave të ihramit.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban një udhërrëfyes të lehtësuar për punët ditore të cilat i kryen haxhiu duke sqaruar gjithashtu edhe dispozitat lidhur me to. Udhërrëfyesi i përfshin tre llojet e haxhit me një shtojcë rreth shtyllave, obligimeve dhe syneteve të haxhit si dhe përmbledh ndalesat e ihramit si dhe normat që kanë të bëjnë me kurbanin.

  • Shqip

    PDF

    Për shkak të rëndësisë së haxhit shumë dijetarë kanë shkruar për të, e një prej tyre është edhe Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). E këtu po sjellim disa këshilla dhe porosi drejtuar haxhilerëve me të cilat e ka filluar librin e tij “Rregullat e Haxhit”.

  • Shqip

    PDF

    Haxhi është shtylla e pestë e Islamit dhe për këtë autori tërheq vërejtjen se muslimani nuk duhet të vonohet në kryerjen e tij. Si dhe ofron këshilla për ata që kanë vendosur ta kryejnë haxhin në mënyrë që ta arrijnë shpërblimin e tij të madh.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Ibrahim b. Muhamed El Hukajl Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Myslimanët kanë tri festa përmes të cilave shprehin gëzimin, unitetin dhe madhërojnë Allahun e lartësuar. Në këtë artikull hoxha i nderuar sqaron disa nga rregullat dhe dispozitat e Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit.

  • Shqip

    PDF

    Shumë çështje të cilat lidhen me agjërimin ndodh që nuk sqarohen sa duhet gjithashtu disa gabime përsëriten shpesh te agjëruesit. Shejhu i nderuar El Albani (Allahu e mëshiroftë) vë dritë në disa prej tyre duke i sqaruar me përpikëri dhe në tërësi sikur që ka qenë tradita e tij.

  • Shqip

    PDF

    Agjërimi sikurse edhe adhurimet e tjera meriton një kujdes të shtuar nga muslimani në mënyrë që të arrihet synimi prej tij. Ky artikull është një përmbledhje gabimesh të cilat i bëjnë disa nga agjëruesit dhe agjërueset në muajin e Ramazanit, e që me prezantimin e tyre shpresojmë se do t’ju ndihmojmë që agjërimi i juaj të jetë sa më i saktë.

  • Shqip

    PDF

    Ky artikull përmban dispozitat Islame rreth shumë çështjeve mjekësore për të cilat nuk dihet a e prishin agjërimin apo jo. Këto çështje janë të një rëndësie të veçantë dhe duke pas parasysh pyetjet e shumta rreth tyre kemi vendosur ta publikojmë këtë artikull.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Fatmir Latifi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull bën fjalë për adhurimet vullnetare - nafilet dhe rëndësinë e tyre. Adhurimet vullnetare e fisnikërojnë shpirtin e njeriut dhe e bëjnë atë më të afërt me Krijuesin e tij. Ky artikull përmban llojet kryesore të tyre duke përmendur edhe shpërblimet e shumëfishta për to në argumentet e Kuranit dhe Synetit.