Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Numri i materialeve: 60

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

  • Shqip

    PDF

    Një ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

  • Shqip

    PDF

    Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Muhamed b. Abdul Vehab Përktheu : Lulëzim Idris Blakaj Redaktoi : Enes Goga Redaktoi : Mehdi Goga

    Si ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.

  • Shqip

    PDF

    Lëshimi i një Daveti të shquar (që trajton çështjet dhe çështjet juridike më të spikatura në disa gjuhë) dhe arritja e qëllimit dhe objektivit të dëshiruar për korrigjimin e besimeve, refuzimin e herezive dhe bestytnive dhe njohjen e muslimanëve me çështjet e fesë së tyre, duke përfshirë besimet, aktet e adhurimit dhe ritualet; E gjithë kjo në një mënyrë të lehtë dhe të arritshme, me fraza të pranueshme, tema të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse dhe prodhim të dalluar

  • Shqip

    PDF

    MUHAMEDI ﷺ, PROFETI I ISLAMIT

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Almedin Ejupi Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Ky libër bën fjalë për të Dërguarin e fundit, Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth është titulluar: “Islami dhe ateizmi ballë për ballë” dhe ofron një shpjegim të domethënies së ateizmit, aspektet problematike të tij dhe si i kundërshton faktet e arsyeshme, të padiskutueshme dhe të disponueshme. Po ashtu, libri prezanton një pjesë të evidencave që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartësuar.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Gary Miller Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Autori i këtij libri, dr. Gary Miller, një matematikan kanadez dhe një ish-misionar i krishterë, pasi filloi ta studiojë Kuranin për të zbuluar gabimet shkencore e historike në të, u mahnit nga madhështia e Kuranit, ngaqë nuk gjeti në të asnjë gabim, përkundrazi, ai u bind se Kurani nuk mund të jetë tjetër veçse Fjala e Zotit, të cilin ia shpalli të Dërguarit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Prandaj u bë musliman dhe e shkroi këtë libër në të cilin përmendi një sërë argumentesh që dëshmojnë se Kurani është vërtet Libri i Allahut.

  • Shqip

    PDF

    PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT

  • Shqip

    PDF

    I DËRGUARI I FUNDIT

  • Shqip

    PDF

    FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS

  • Shqip

    PDF

    Përmbledhje e dobishme për muslimanin e ri

  • Shqip

    PDF

    Kam parë (të udhës) përafrimin e çështjeve të besimit dhe renditjen e tyre sipas renditjes që i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka bërë për gjashtë bazat e besimit, të theksuara në hadithin e njohur të Xhibrilit. Tërë kjo duke u mbështetur vetëm në dy tekstet e shpalljeve: Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik, si dhe poshtë çdo baze do të përmenden tematikat që përfshin baza në fjalë dhe do të jepen sqarime kush ka devijuar në tematikën përkatëse, duke iu kundërpërgjigjur pa u stërzgjatur. Kështu e kam prezantuar besimin: mesatar ndërmjet të qenit i gjatë dhe i përmbledhur, duke pasur si veçori qartësinë dhe thjeshtësinë, në mënyrë që muslimanët e thjeshtë të kenë mundësi të përfitojnë prej tij. Gjithashtu, të arrihet qëllimi i njohjes së besimit të pararendësve në mënyrë të përmbledhur, me shprehje të lehta dhe renditje tematike. Kështu, e kam titulluar “Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik”. E lus Allahun që këtë vepër ta bëjë të çiltër për Fytyrën e Tij dhe të dobishme për robërit e Tij! Lavdërimi dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij!

  • Shqip

    PDF

    Ky libër trajton çështje të shumta, të cilat janë tejet të nevojshme për masën e përgjithshme të muslimanëve dhe për ata të cilët shprehin dëshirën për t’u njohur me realitetin e fesë islame. Ndër temat kryesore që i trajton ky libër janë: realiteti i fesë islame, burimet dhe ligjet e tij, shtyllat e fesë islame, morali në Islam etj.

  • Shqip

    PDF

    Përmbledhje e dobishme e historisë së Profetit Muhamed ﷺ dhe virtytet e tij, libër në gjuhën shqipe, përpiluar nga dr. Hejthem Serhan, ky libër përmban biografinë profetike në formë të shkurtër dhe koncize, aty përshkruhet historia e Profetit ﷺ, udhëzimi i tij, cilësitë e tij fizionomike dhe morale, familja dhe të afërmit e tij Këtë libër autori e ka zbukuruar me tabela dhe klasifikime, dhe pas çdo sektori ka vendos pyetje dhe provime, të gjitha këto pa zgjatje të panevojshme dhe pa shkurtim të cunguar

  • Shqip

    PDF

    Ky ibër përfshin disa dispozita të veçanta lidhur me femrën, që duhet t'i dijë çdo muslimane, siç janë dispozitat që kanë të bëjnë me zbukurimin fizik të femrës, dispozitat rreth pastërtisë, rreth veshjes, rreth namazit, rreth agjërimit, rreth haxhit etj.

  • Shqip

    PDF

    Tri pyetjet e varrit, Katër Parimet dhe Zhvlerësuesit e Islamit, Libër në gjuhën shqipe, përpiluar nga dr. Hejthem Serhan, ky libër përmban: 1- Tri pyetjet e varrit Ky është një libërth i çmuar i cili përmban parimet kryesore të cilat njeriu duhet ti dijë dhe për të cilat do të pyetet në varrin e tij, llojet e adhurimeve dhe shkallët e fesë 2- Katër Parimet Libërth i shkurtër i cili shpjegon parimet e Teuhidit (njëshmërisë) dhe njohjen e tij, si dhe sqarimin e disa dyshimeve të cilat i përhapin politeistët dhe refuzimin e tyre. 3- Zhvlerësuesit e islamit Tekst i shkurtër në të cilin autori ka përmendur disa prej çështjeve më të rrezikshme për fenë e muslimanit, këto çështje me gjithë rrezikun e saj të madh, ato janë prej gjërave që më së shpeshi ndodhin; janë sqaruar këto çështje për shkak që të ketë kujdes muslimani për veten e tij që të mos bie në to. Këtë libër autori e ka zbukuruar me tabela dhe klasifikime, dhe pas çdo sektori ka vendos pyetje dhe provime, të gjitha këto pa zgjatje të panevojshme dhe pa shkurtim të cunguar

  • Shqip

    DOCX

    Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes, thjeshtësisë, tolerancës, madhështisë dhe shkëlqimit të Islamit. Ndaj të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me këtë fe madhështore.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Lorans Braun

    Libër i cili ofron udhëzime praktike për ata që përqafojnë fenë islame, duke sugjeruar mënyrën me të cilën muslimani i ri duhet ta jetoj fenë islame. Çështjet e tilla si dallimet e fikhut, sektet e devijuara, shtyllat e Islamit dhe vetëdijesimi për Zotin që të gjitha janë diskutuar. Po ashtu janë përmendur edhe metodat që i ndjek shejtani për lajthitjen e njeriut dhe mënyra se si njeriu duhet ta mbroj veten e tij nga devijimi.