Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Numri i materialeve: 26

  • Shqip

    PDF

    Ky është një libër i rëndësishëm, që ngërthen në vete një njohje të shkurtër me Islamin. Ky libër i sqaron bazat, parimet dhe bukuritë më të rëndësishme të Islamit, duke u bazuar në burimet e tij origjinale, që janë Kurani fisnik dhe Suneti profetik. Libri është udhërrëfyes për të gjithë të ngarkuarit me detyra fetare, qofshin muslimanë, qofshin jomuslimanë. Ai është i përshtatshëm për çdo kohë e vend, në varësi të dallimeve të rrethanave dhe situatave.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër është një përmbledhje e shkurtër në të cilën dëshiroj të sqaroj origjinën e krishterimit dhe realitetin e tij të sotëm. Është të udhëheqë të krishterët të njohin rrënjët e besimeve të tyre (për të besuar në një Perëndi dhe ta unifikojnë Atë në adhurim). Në këtë përmbledhje, kam bërë një përpjekje për të cituar ajetet Kur'anore që përmendin historinë e Jezu Krishtit dhe nënës së tij dhe për të dhënë dëshmi nga tekstet e tanishme të Tevratit dhe Ungjillit për t'i ilustruar lexuesve të krishterë Vërtetë mesazhin e vertettë Jezu Krishtit duke përdorur burimet e tyre.Ky libër i ndihmon të gjithë mendimtarët, mendjet e hapura dhe kërkuesit e së vërtetës të dinë se ajo që u dërgua nga Perëndia te të gjitha kombet me të gjithë të dërguarit gjatë gjithë historisë ishte një mesazh unik (Monoteizmi i pastër). Profeti Jezus ishte gjithashtu një nga ata lajmëtarë të devotshëm që u përpoqën t'i udhëzonin njerëzit e tyre në të vërtetën, por shumë njerëz ndoqën dëshirat e tyre dhe kështu shkuan shumë larg mësimeve profetike.

  • Shqip

    PDF

    Në këtë libër paraqiten aspektet kryesore të bukurisë së fesë islame dhe bëhet e qartë rëndësia e tyre.

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth flet për Isain (paqja qoftë mbi të) dhe për krishterizmin sipas këndvështrimit islam.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Bilal Filips Redaktoi : Bahri Curri

    Cilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.

  • Shqip

    PDF

  • Shqip

    PDF

    Redaktoi : Sulejman Uthmani

    Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).

  • Shqip

    LINK

    Përktheu : Hasan I. Nahi

    Ky është përkthimi i domethënieve të Kuranit të madhërishëm nga hoxha i nderuar Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë), i redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në vitin 2006.

  • Shqip

    PDF

    Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

  • Shqip

    PDF

    Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.

  • Shqip

    PDF

    MUHAMEDI ﷺ, PROFETI I ISLAMIT

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth është titulluar: “Islami dhe ateizmi ballë për ballë” dhe ofron një shpjegim të domethënies së ateizmit, aspektet problematike të tij dhe si i kundërshton faktet e arsyeshme, të padiskutueshme dhe të disponueshme. Po ashtu, libri prezanton një pjesë të evidencave që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartësuar.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Gary Miller Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Autori i këtij libri, dr. Gary Miller, një matematikan kanadez dhe një ish-misionar i krishterë, pasi filloi ta studiojë Kuranin për të zbuluar gabimet shkencore e historike në të, u mahnit nga madhështia e Kuranit, ngaqë nuk gjeti në të asnjë gabim, përkundrazi, ai u bind se Kurani nuk mund të jetë tjetër veçse Fjala e Zotit, të cilin ia shpalli të Dërguarit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Prandaj u bë musliman dhe e shkroi këtë libër në të cilin përmendi një sërë argumentesh që dëshmojnë se Kurani është vërtet Libri i Allahut.

  • Shqip

    PDF

    SHPALLJA E FUNDIT

  • Shqip

    PDF

    PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT

  • Shqip

    PDF

    I DËRGUARI I FUNDIT

  • Shqip

    PDF

    FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS

  • Shqip

    PDF

    Ky libër trajton çështje të shumta, të cilat janë tejet të nevojshme për masën e përgjithshme të muslimanëve dhe për ata të cilët shprehin dëshirën për t’u njohur me realitetin e fesë islame. Ndër temat kryesore që i trajton ky libër janë: realiteti i fesë islame, burimet dhe ligjet e tij, shtyllat e fesë islame, morali në Islam etj.

  • Shqip

    DOCX

    Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes, thjeshtësisë, tolerancës, madhështisë dhe shkëlqimit të Islamit. Ndaj të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me këtë fe madhështore.

Faqja : 2 - Nga : 1