- Kurani Fisnik
- Suneti
- Akideja
- Teuhidi
- Ibadeti
- Islami
- Imani
- Çështjet e imanit
- Ihsani-mirësia
- Kufri
- Nifaku - dyfytyrësia
- Shirku
- Bidati
- Sahabët dhe familja e të Dërguarit
- Teuesuli - Afrimi
- Të qenët mik i Allahut dhe kerametet e miqve të Tij
- Xhinët
- Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut
- Ehli suneti dhe xhemati
- Popujt dhe fetë
- Sektet
- Sektet që i përshkruhen Islamit
- Drejtimet ideologjike bashkëkohore
- Fikhu
- Ibadetet
- Transaksionet
- Betimet dhe zotimet
- Familja
- Mjekësia, kurimi dhe rukjeja sheriatike
- Ushqimet dhe pijet
- Krimet
- Kadaja - gjyqi
- Xhihadi
- Fikhu i risive
- Fikhu që ka të bëjë me pakica
- Politika e sheriatit
- Drejtimet juridike
- Pyetje dhe Përgjigje
- Usuli fikhu
- Libra të fikhut
- Vlerat
- Vlerat e ibadeteve
- Vlerat e moralit
- Rregullat morale
- Rregullat e selamit
- Rregullat e rrugës dhe tregut
- Rregullat e ngrënies dhe pirjes
- Rregullat e mikpritjes
- Rregullat e vizitës
- Rregullat e teshtitjes
- Rregullat e tregut
- Rregullat e teshtitjes
- Rregullat e vizitimit dhe kërkimit të lejes
- Rregullat e veshjes
- Rregullat e vizitimit të të sëmurit
- Rregullat e fjetjes dhe zgjimit
- Ëndrrat
- Rregullat e të folurit
- Rregullat e udhëtimit
- Rregullat e xhamisë
- Rregullat që kanë të bëjnë me ëndrra
- Duatë
- Gjuha arabe
- Shqip
Ky libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.
- Shqip Përktheu : Hasan I. Nahi
Ky është përkthimi i domethënieve të Kuranit të madhërishëm nga hoxha i nderuar Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë), i redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në vitin 2006.
- Shqip
- Shqip Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin Përktheu : Dr. Shefqet Krasniqi
Shejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.
- Shqip Autor : Salih b. Feuzan el Feuzan
Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
- Shqip Autor : Eroll Nesimi Redaktoi : Ekrem Avdiu
“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
- Shqip Autor : Zejd Umer Abdullah El Is
Ndihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.
- Shqip Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Një ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.
- Shqip
- Shqip
- Shqip Autor : Muhamed b. Abdul Vehab Përktheu : Lulëzim Idris Blakaj Redaktoi : Enes Goga Redaktoi : Mehdi Goga
Si ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
- Shqip Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës Përktheu : Lulëzim Idris Blakaj Redaktoi : Enes Goga
Ky është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
- Shqip
- Shqip
- Shqip Përktheu : Almedin Ejupi Redaktoi : Jusuf Kastrati
Ky libër bën fjalë për të Dërguarin e fundit, Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip Autor : Ahmed b. Abdurr-Rrahman El Kadi
Kam parë (të udhës) përafrimin e çështjeve të besimit dhe renditjen e tyre sipas renditjes që i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka bërë për gjashtë bazat e besimit, të theksuara në hadithin e njohur të Xhibrilit. Tërë kjo duke u mbështetur vetëm në dy tekstet e shpalljeve: Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik, si dhe poshtë çdo baze do të përmenden tematikat që përfshin baza në fjalë dhe do të jepen sqarime kush ka devijuar në tematikën përkatëse, duke iu kundërpërgjigjur pa u stërzgjatur. Kështu e kam prezantuar besimin: mesatar ndërmjet të qenit i gjatë dhe i përmbledhur, duke pasur si veçori qartësinë dhe thjeshtësinë, në mënyrë që muslimanët e thjeshtë të kenë mundësi të përfitojnë prej tij. Gjithashtu, të arrihet qëllimi i njohjes së besimit të pararendësve në mënyrë të përmbledhur, me shprehje të lehta dhe renditje tematike. Kështu, e kam titulluar “Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik”. E lus Allahun që këtë vepër ta bëjë të çiltër për Fytyrën e Tij dhe të dobishme për robërit e Tij! Lavdërimi dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij!
- Shqip Autor : Hejthem ibn Muhamed Serhan
Përmbledhje e dobishme e historisë së Profetit Muhamed ﷺ dhe virtytet e tij, libër në gjuhën shqipe, përpiluar nga dr. Hejthem Serhan, ky libër përmban biografinë profetike në formë të shkurtër dhe koncize, aty përshkruhet historia e Profetit ﷺ, udhëzimi i tij, cilësitë e tij fizionomike dhe morale, familja dhe të afërmit e tij Këtë libër autori e ka zbukuruar me tabela dhe klasifikime, dhe pas çdo sektori ka vendos pyetje dhe provime, të gjitha këto pa zgjatje të panevojshme dhe pa shkurtim të cunguar