Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Fikhu

Numri i materialeve: 22

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për shkaqet dhe mënyrat të cilat ia mundësojnë atij që i zbaton ato, të gjejë gëzimin, lumturinë dhe qetësinë shpirtërore dhe ia largojnë atij brengat, trishtimin dhe vuajtjet.

  • Shqip

    PDF

    Çfarë duhet të dinë fëmijët patjetër nga feja

  • Shqip

    PDF

    Visita Ne Vendet E Shenjta Haxhi Dhe Umra

  • Shqip

    PDF

    Shejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Eroll Nesimi Redaktoi : Ekrem Avdiu

    “Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”

  • Shqip

    PDF

    Ky ibër përfshin disa dispozita të veçanta lidhur me femrën, që duhet t'i dijë çdo muslimane, siç janë dispozitat që kanë të bëjnë me zbukurimin fizik të femrës, dispozitat rreth pastërtisë, rreth veshjes, rreth namazit, rreth agjërimit, rreth haxhit etj.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për dispozitat e haxhit dhe të umres sipas Kuranit, Sunnetit dhe gjurmëve të të parëve tanë, dhe përmend gjërat e shpikura që i kanë shtuar njerëzit.

  • Shqip

    PDF

    Përktheu : Sedat Islami Redaktoi : Jusuf Kastrati

    Ky libër bën fjalë për vlerën dhe rëndësinë e haxhit dhe për llojet e njerëzve në raport me haxhin.

  • Shqip

    PDF

    Autori, në këtë libër shpjegon kuptimin, vlerat, dobitë dhe veçoritë e agjërimit, të Ramazanit, të namazit të natës dhe të teravive, duke sjellë për to argumente.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër flet për rolin e gruas në përmirësimin e shoqërisë dhe për llojet dhe komponentët e përmirësimit të shoqërisë.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Lorans Braun

    Libër i cili ofron udhëzime praktike për ata që përqafojnë fenë islame, duke sugjeruar mënyrën me të cilën muslimani i ri duhet ta jetoj fenë islame. Çështjet e tilla si dallimet e fikhut, sektet e devijuara, shtyllat e Islamit dhe vetëdijesimi për Zotin që të gjitha janë diskutuar. Po ashtu janë përmendur edhe metodat që i ndjek shejtani për lajthitjen e njeriut dhe mënyra se si njeriu duhet ta mbroj veten e tij nga devijimi.

  • Shqip

    PDF

    Ta mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth i shkruar nga dijetari Ibn Uthejmini ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me agjërimin, teravitë dhe zekatul-fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptueshme, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.

  • Shqip

    PDF

    Pajisja e Agjëruesit

  • Shqip

    PDF

    Autor : Jusuf Kastrati

    Ky libër bën fjalë për namazin dhe është i ndarë në tridhjetë mësime. Në çdo mësim është përmendur nga një ajet kuranor, një hadith, një thënie e dijetarëve, një këshillë dhe një dilemë, që shejtani ua hedh njerëzve në mendje për t'i lënë sa më larg namazit, porse çdo dileme i jam përgjigjur shkurtimisht.

  • Shqip

    PDF

    Përmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.

  • Shqip

    PDF

    Plani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, projekti i dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, projekti i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.

  • Shqip

    PDF

    Ky libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Sedat Islami Redaktoi : Driton Lekaj

    Agjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.

  • Shqip

    PDF

    Autor : AbdulMelik El Kasim Përktheu : Driton Maxhuni Redaktoi : Bahri Curri

    Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.

Faqja : 2 - Nga : 1