Kategoritë

  • MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi

    Kjo ligjëratë është mbajtur pas ndodhisë së tmerrshme të Tsunamit. Përmes saj, hoxha i nderuar, përkujton besimtarët se si duhet të jetë qëndrimi i tyre karshi këtyre katastrofave ku përpos faljes dhe pendimit duhet të ndalen gjithashtu të meditojnë dhe të marrin mësime. Kjo ligjëratë përmban ajete dhe hadithe të shumta të cilat e trajtojnë një tematikë kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme për besimtarët.

  • MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një buqetë me këshilla që janë ndihmë për çdo besimtar në rrugën e kësaj bote. Këto porosi dhe këshilla janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: qëllimi i muslimanit në jetë – e që është arritja e kënaqësisë së Allahut, pastaj rëndësia e drejtësisë, marrja me çështjet që janë në interes së tij dhe jo çështje të tjera, si dhe shumë këshilla të tjera të formuluara në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe tërheqëse.

  • Pendimi Shqip

    MP3

    Ligjërues : Husejn Serraxh Redaktoi : Driton Lekaj

    Ligjëratë tërheqëse dhe prekëse nga hoxha i nderuar Husejn Serraxh rreth rëndësisë së pendimit dhe mirësive të tij në jetën e besimtarit.

  • MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Muslimani ka nevojë për energji për të forcuar veten shpirtërisht e shpresa është metoda më e mirë për ta arritur këtë. Megjithatë njerëzit kanë keqkuptime rreth shpresës dhe shpeshherë kjo i bën të harrojnë shumë realitete sikurse vdekja, përgatitja për botën tjetër. E në këtë ligjëratë sqarohet kuptimi i drejtë i shpresës dhe sillen shembuj nga gjeneratat e arta islame.

  • MP3

    Ligjërues : Sadat Rrustemi Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaji i Ramazanit ishte muajit i angazhimit dhe zellit por, që të arrihen begatitë dhe mirësitë e Allahut myslimani duhet të kujdeset për ambicie të larta gjatë gjithë kohës. Nxitja për ambicie të larta është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar Sadat Rrustemi.

  • MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Njeriu i mençur sheh rreth vetes begati të shumta, të panumërta dhe të njëpasnjëshme. Prandaj të qenit mirënjohës është esenciale për çdo mysliman. Për këtë njohja e vlerës, realitetit si dhe llojeve të falënderimit si dhe dhuntitë kryesore për njeriun është edhe tema e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Bekir Halimi.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Cili është shkaku që raportet tona nuk janë mirë me Zotin? Athua dera e pendimit është e hapur për mua pas një jete plot mëkate? A kanë rrugëdalje problemet e mia në këtë jetë dhe tek kush të drejtohem së pari? A ka mundësi ta përmirësojë atë që ka mbetur prej jetës sime? Në këto dhe pyetje të tjera, përgjigjet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë tërheqëse e cila mëton t’i njoh besimtarët me Zotin e tyre, e që është Bujar dhe Fisnik.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Përktheu : Driton Lekaj

    Njeriu duhet ta fisnikëroj shpirtin e tij, duhet të përkujdeset për punën e tij nëse dëshiron që Allahu ta blejë atë nga të dhe ta begaton me begatinë e tij. E ajo që më së shumti ndihmon në këtë dhe që duhet të jetë myslimani i vëmendshëm për të është vetëllogaritja. Prandaj si ta arrijmë këtë është edhe tema e kësaj ligjërate.

  • MP3

    Ligjërues : Ismail Bardhoshi

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth realitetit të adhurimit me zemër si dhe rëndësisë së përkujdesjes për veprat e zemrës.

  • MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shkakut të mbetjes mbrapa të myslimanëve dhe sqaron se shkaku kryesor janë vetë veprat e tyre.

  • MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar tregon për një mori çështjesh që nëse i përkujton myslimani para se të bën mëkat do t’i ndihmojnë atij të largohet nga mëkati.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për devotshmërinë, vlerën dhe rëndësinë e saj.

Mbresat