Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Imani

Numri i materialeve: 92

  • Shqip

    MP4

    Në të vërtetë Allahu i lartësuar e ka përshkruar të dërguarin e Vet në Kuranin famëlartë si mëshirë për tërë krijesat. Por, në mënyrë të veçantë e ka përshkruar se ai është “Reufun Rahim” i butë, i ndjeshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon për mënyrën se si Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shprehte dhembjen, dashurinë dhe mëshirën ndaj umetit të tij – myslimanëve të cilët i besuan dhe e pasuan qoftë edhe me mangësi.

  • Shqip

    MP4

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar vazhdon të sjellë shembuj praktikë nga jeta e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilët flasin për angazhimin e tij në lirimin e robërve e sidomos atyre që posedonin veçori të rralla apo ishin shumë të shtypur.

  • Shqip

    MP4

    Liria është e drejta themelore e njeriut. Një ngjarje interesante shënoi fillimin e zmbrapsjes së skllavërisë që në çastet e para të lindjes së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) Si u zhvillua kjo ngjarje dhe si e pohoi Islami këtë drejtë themelore të njeriut do ta ndiqni përmes pjesës së parë të kësaj ligjërate.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Mahmud El Misri Redaktoi : Driton Lekaj

    Përshkrim prekës, nga hoxha i nderuar Mahmud El Misri, i vdekjes së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Momente vendimtare në jetën e Umetit, çaste kur ndahej i dashuri nga ata që e flijuan çdo gjë për të. Me të vërtetë përballë vdekjes së tij thjeshtësohet çdo fatkeqësi, sikurse që edhe është transmetuar në hadithin e vërtetë.

  • Shqip

    PDF

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Artikull të cilin e ka përgatitur Komiteti Botëror në mbështetje të Vulës së Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e cila përmban shumë mënyra përmes të cilave realizohet kjo ndihmë. Dhe kjo në nivel individësh, pastaj në nivel të familjes dhe shoqërisë, në nivel sektorit të arsimit dhe punëtorëve në të, apo në nivel të Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes, apo në nivel të njerëzve të kulturës, mendimtarëve dhe gazetarëve, apo në nivel të organizatave bamirëse dhe që merren me thirrjen islame, apo në nivel të atyre që kanë qasje në rrjetin e internetit apo që posedojnë ueb sajte si dhe në nivel të pasurve dhe qeverive islame.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Maxhuni

    Hixhreti është një ndër stacionet më të rëndësishme të jetës së Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Pas një mundi që e përjetoi në Mekë dhe kalitje në çështjet themelore të besimit u shfaq një dritë për Islamin, një kthesë historike në përhapjen dhe forcimin e Islamit, një ndryshim i cili njëherë e përgjithmonë ndërroi peshojat e forcave mes të vërtetës dhe të kotës. Prandaj çdo mysliman duhet me kujdes të ndalet tek mësimet e kësaj ngjarjeje historike, e kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Dr. Shefqt Krasniqi.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Agim Bekiri Redaktoi : Driton Lekaj

    Hixhreti është ndër kthesat më të rëndësishme në jetën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Mësimet e tij duhet t’i shërbejnë çdo myslimani të gjejë çdo herë gatishmëri të bëj kthesa pozitive në rrugën e tij drejt Allahut. E kjo është edhe porosia e ligjëratës së mbajtur nga hoxha i nderuar Agim Bekiri.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Jeta e Pejgamberëve është mësim për tërë njerëzimin. Ata kanë qenë dhe janë shembull për të tjerët në atë se cilat janë obligimet e tona ndaj Allahut dhe si duhet ta adhurojmë dhe falënderojmë Atë. E prej tyre në Kuran më së shumti është përmendur Musai alejhis selam dhe jeta e tij si dhe pasi që agjërimi i Ashurasë kryhet në shenjë falënderimi ndaj Allahut për shpëtimin e tij dhe popullit të tij nga kthetrat e Faraonit, atëherë meriton që secili nga ne të ndalet në hollësitë e jetës së tij dhe të merr mësim nga ajo duke u ndihmuar me këtë koment të bukur të një pjese të jetës së tij nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi

    Në këtë incizim hoxha tregon për veçoritë kryesore të atyre që Allahu ua ka premtuar xhennetin.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Husejn Serraxh Përktheu : Ekrem Avdiu

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shenjave të mëdha të kiametit dhe çështjeve që lidhen me to.

  • Shqip

    PPS

    Disenjator : Driton Lekaj Përktheu : Driton Lekaj

    Ky prezantim në power point, i punuar në mënyrë të shkëlqyer, ndihmon të kemi një pasqyrë të shkurtër rreth personalitetit, jetës dhe aspekteve më të rëndësishme të thirrjes së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

  • Shqip

    PDF

    Akideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.