- Kurani Fisnik
- Suneti
- Akideja
- Teuhidi
- Ibadeti
- Islami
- Imani
- Çështjet e imanit
- Ihsani-mirësia
- Kufri
- Nifaku - dyfytyrësia
- Shirku
- Bidati
- Sahabët dhe familja e të Dërguarit
- Teuesuli - Afrimi
- Të qenët mik i Allahut dhe kerametet e miqve të Tij
- Xhinët
- Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut
- Ehli suneti dhe xhemati
- Popujt dhe fetë
- Sektet
- Sektet që i përshkruhen Islamit
- Drejtimet ideologjike bashkëkohore
- Fikhu
- Ibadetet
- Transaksionet
- Betimet dhe zotimet
- Familja
- Mjekësia, kurimi dhe rukjeja sheriatike
- Ushqimet dhe pijet
- Krimet
- Kadaja - gjyqi
- Xhihadi
- Fikhu i risive
- Fikhu që ka të bëjë me pakica
- Politika e sheriatit
- Drejtimet juridike
- Pyetje dhe Përgjigje
- Usuli fikhu
- Libra të fikhut
- Vlerat
- Vlerat e ibadeteve
- Vlerat e moralit
- Rregullat morale
- Rregullat e selamit
- Rregullat e rrugës dhe tregut
- Rregullat e ngrënies dhe pirjes
- Rregullat e mikpritjes
- Rregullat e vizitës
- Rregullat e teshtitjes
- Rregullat e tregut
- Rregullat e teshtitjes
- Rregullat e vizitimit dhe kërkimit të lejes
- Rregullat e veshjes
- Rregullat e vizitimit të të sëmurit
- Rregullat e fjetjes dhe zgjimit
- Ëndrrat
- Rregullat e të folurit
- Rregullat e udhëtimit
- Rregullat e xhamisë
- Rregullat që kanë të bëjnë me ëndrra
- Duatë
- Gjuha arabe
- Shqip Autor : Dr. Abdullah ibn Hamud el-Foriih
Praktikat dhe lutjet e përditshme të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!)
- Shqip Autor : Një Grup Hoxhallarësh Përktheu : Driton Lekaj Përktheu : Jusuf Kastrati Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Davet dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rabve
Ky libër flet për shtyllat e Imanit, për ato të Islamit dhe për disa lloje të shirkut të përhapura nëpër vendet islame.
- Shqip Autor : Abdullah b. Ahmed El Huvejl Përktheu : Jusuf Kastrati
Në këtë përmbledhje të shkurtër gjenden rregulla dhe kategorizime të ndryshme të besimit islam, duke përmbledhur dhe kufizuar gjërat e ndara e të shpërbëra dhe duke ia mundësuar lexuesit ta radhitë në mendje këtë shkencë me lehtësi.
- Shqip Autor : Ahmed b. AbdulHalim b. Tejmije
Akideja e Uasitit: Ky libër i vlefshëm përmban shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me bazat e besimit islam dhe sqaron metodologjinë e ehli sunetit lidhur me burimet, në të cilat bazohen ata.
- Shqip
- Shqip Redaktoi : Sulejman Uthmani
Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
- Shqip
Ky libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.
- Shqip Përktheu : Hasan I. Nahi
Ky është përkthimi i domethënieve të Kuranit të madhërishëm nga hoxha i nderuar Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë), i redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në vitin 2006.
- Shqip
- Shqip Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës Përktheu : Ahmed Kalaja
Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
- Shqip Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin Përktheu : Dr. Shefqet Krasniqi
Shejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.
- Shqip
Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
- Shqip Autor : Salih b. Feuzan el Feuzan
Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
- Shqip Autor : Eroll Nesimi Redaktoi : Ekrem Avdiu
“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
- Shqip Autor : Zejd Umer Abdullah El Is
Ndihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.
- Shqip Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Një ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.
- Shqip
- Shqip
- Shqip Autor : Muhamed b. Abdul Vehab Përktheu : Lulëzim Idris Blakaj Redaktoi : Enes Goga Redaktoi : Mehdi Goga
Si ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
- Shqip Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës Përktheu : Lulëzim Idris Blakaj Redaktoi : Enes Goga
Ky është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.