Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Familja

Numri i materialeve: 10

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo ligjëratë sqaron obligimin e çdo muslimani ndaj grave të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues selam) -Nënave të besimtarëve, si dhe vlerës dhe pozitës së tyre me theks të posaçëm në atë se si ato ishin burim i edukimit dhe arsimimit, duke treguar shembuj të shumtë veçanërisht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të).

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Në vazhdën e serisë së ligjëratave rreth ‘Artit të komunikimit’ hoxha i nderuar Ahmed Kalaja jep këshilla dhe udhëzime të shoqëruara me shembuj, të cilat çojnë drejt një familje të lumtur ku njihen dhe respektohen të drejtat bashkëshortore. Në masë të madhe këto këshilla lidhen me artin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe rezultojnë me lumturi dhe harmoni në familje.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Hixhabi është një prej obligimeve islame e cila e bën atë krenare dhe të dinjitetshme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth domethënies së hixhabit, vlerës dhe dobive të tij si dhe pasojave nga mospraktikimi i tij, duke e përfunduar ligjëratën me përmendjen e kushteve të hixhabit. Në këtë ligjëratë, e cila është vazhdimësi e ligjëratës së mëhershme, hoxha i nderuar flet për hixhabin duke e vështruar atë nga këndi i besimit. I demaskon dyshimet e pabaza dhe qëndrimet tendencioze të publikuara herë pas here, duke e përfunduar atë me një këshillë drejtuar femrës muslimane.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Njeriu në rrugëtimin e tij drejt Allahut ka nevojë për një shoqëri të mirë e cila i ndihmon të qëndrojë dhe vazhdoj i paluhatur. Prandaj, hoxha i nderuar na jep përgjigje rreth asaj se si ta zgjedhim shoqërinë e mirë? Cilat janë veçoritë e shokëve të mirë? Dhe si ta çmojmë dhe ta ruajmë atë?

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Nevoja për t’i shikuar çështjet me urtësi është domosdoshmëri, e sidomos për të rinjtë. Në këtë ligjëratë do të gjejmë përgjigje rreth asaj se si të baraspeshojmë mes urtësisë dhe emocioneve në dritën e shembujve nga gjeneratat e para duke ia shtuar edhe dëmet e nxitimit të pamenduar.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe Islami e përcakton shumë mirë rolin e saj si dhe të burrit. Andaj barazia me këtë rast është e panatyrshme dhe e padrejtë. Edukimi i gjeneratave është pjesa më e rëndësishme e rolit të saj, e këtë e vë në theks edhe kjo ligjëratë duke ilustruar tërë këtë me shembuj praktikë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama

    Në këtë ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama na sjell shembuj te historisë Islame se si edukimi i mire i fëmijës nga nena sjell te mira për te gjithë shoqërinë dhe njerëzimin.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar bën krahasim mes rinisë sonë dhe rinisë së Sahabëve me qëllim që të jenë shembull për rininë tonë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi

    Në këtë incizim hoxha tregon për pozitën e femrës në Islam dhe mundësitë që i ofron Islami femrës.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për rëndësinë e edukatës bashkëshortore në Islam si dhe metodat e zgjedhjes së problemeve nën prizmin e kësaj edukate.