Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Numri i materialeve: 13

  • Shqip

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këto ligjërata hoxha i nderuar, Enes Goga, flet rreth gjendjes së popujve të mëhershëm dhe shkaqeve të shkatërrimit të tyre. Përmes saj synohet të vetëdijesohen njerëzit me këto shkaqe në mënyrë që të kenë kujdes prej tyre dhe të marrin mësim, si dhe të njihen me shkaqet dhe rrugët e shpëtimit të cilave nëse iu përmbahemi do të shpëtojmë në dynja dhe Ahiret – me lejen e Allahut.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Driton Lekaj Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është pjesa e parë e ligjëratës “Shkaqet e shkatërrimit të popujve” dhe në të shtjellohen dy pika e a to janë: 1. Gjendja e popujve të mëhershëm sipas përshkrimit Kuranor. 2. Sqarimi se vetëmashtrimi i disa popujve për shkak të arriturave të tyre i ka bërë ata t’i harrojnë mirësitë e Allahut dhe ta refuzojnë të vërtetën.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Ç’është Fitër Bajrami dhe pse është emërtuar me këtë emër? Sa zgjatë festa e Bajramit dhe si duhet ta manifestojmë atë? Si falet namazi i Bajramit dhe cilat janë rregullat kryesore të tij? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    A i gëzohet muslimani largimit të Ramazanit? Si është mënyra më e mire për ta mbyllur këtë muaj? A përfundon agjërimi me muajin e Ramazanit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit janë të bekuara dhe të zgjedhura nga ana e Allahut të lartësuar. Mjafton që në to është nata e Kadrit e cila është më me vlerë se sa një mijë muaj. Si ta kuptojmë këtë përzgjedhje dhe si të përgatitemi për të na tregon përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Jeta në natyrshmërinë e saj ngërthen shumë probleme por, problem në tërë këtë është se si të menaxhohen ato. Muslimani duhet të insiston se si të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e vetë problemit. Megjithatë për këtë duhen ndjekur disa hapa për të cilat edhe flet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë hutbe hoxha Bekir Halimi sqaron për gëzimin dhe lumturinë e cila përshkon myslimanin me ardhjen e muajit të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe pendimit dhe tregon për mënyrën më të mirë për mikpritjen e këtij muajit të shenjtë. Duke vënë theksin për lidhjen mes namazit dhe agjërimit.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Allahu ka veçuar muajin e Ramazanit nga muajt e tjerë dhe i ka dhënë pozitë të posaçme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Enes Goga sqaron për vlerën dhe përgatitjen për këtë muaj fisnik duke iu drejtuar me këtë shtresave të ndryshme të shoqërisë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaj i Ramazanit është muaj i vlerave dhe begative, muaj të cilin besimtarët e presin me shumë përmallim dhe lutje për të arritur vlerat e tij. Hoxha i nderuar Ahmed Kalaja e shtjellon këtë tematikë duke përmendur raste praktike nga të parët tanë të devotshëm.

  • Shqip

    MP3

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Shumë dijetarë kur flasin për Zekatin e preferojnë muajin e Ramazanit si kohë shumë të vlefshme për pikënisjen dhe nxjerrjen e tij. Mu për këtë kemi shkoqitur nga kursi Islam për tregtarë pjesën ku flitet për vlerën dhe dispozitat e Zekatit me shpresën se do të ndihmojë në njohjen e zbatimin e shtyllës së tretë të Islamit – Zekatit. Dhe pasi që nga urtësitë e agjërimit është solidariteti me të varfërit dhe të mjerët, atëherë kjo do të na ndihmojë të solidarizohemi me ta edhe nëpërmjet ndarjes së një pjese të pasurive tona për ta.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Koha është një begati prej begative më të rëndësishme që i posedon myslimani. Jeta dhe puna e tij janë të lidhur ngushtë me të. Këtë begati duhet që ta njohim, ta kuptojmë rëndësinë e saj dhe ta shfrytëzojmë si është më së miri. Kjo ligjëratë sjell shembuj të gjallë nga të parët tanë se si ata e kuptuan e shfrytëzuan dhe më pas triumfuan në synimet e tyre në këtë dhe botën tjetër.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Pushimet në përgjithësi janë pjesa më e lirë e jetës së njeriut. Prandaj këshilla dhe idetë për shfrytëzimin e kësaj pjese të jetës së tij është shumë me rëndësi. Kjo ligjëratë mundohet të jetë çelës i hapjes së shtigjeve të ideve për mbushjen e kësaj kohe me diçka që e kënaq Allahun e lartësuar.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shfrytëzimit sa më të mirë të pushimeve verore dhe rëndësisë së kohës.