Kategoritë

  • Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këto ligjërata hoxha i nderuar, Enes Goga, flet rreth gjendjes së popujve të mëhershëm dhe shkaqeve të shkatërrimit të tyre. Përmes saj synohet të vetëdijesohen njerëzit me këto shkaqe në mënyrë që të kenë kujdes prej tyre dhe të marrin mësim, si dhe të njihen me shkaqet dhe rrugët e shpëtimit të cilave nëse iu përmbahemi do të shpëtojmë në dynja dhe Ahiret – me lejen e Allahut.

  • MP3

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është pjesa e dytë e ligjëratës “Shkaqet e shkatërrimit të popujve” dhe në të shtjellohen dy pika e a to janë: 1. Shkaqet pse Allahu i ka shkatërruar popujt. 2. Rruga apo ilaçi i cili garanton që Allahu të mos na shkatërrojë neve sikurse që ka shkatërruar njerëzit para neve.

  • MP3

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është pjesa e parë e ligjëratës “Shkaqet e shkatërrimit të popujve” dhe në të shtjellohen dy pika e a to janë: 1. Gjendja e popujve të mëhershëm sipas përshkrimit Kuranor. 2. Sqarimi se vetëmashtrimi i disa popujve për shkak të arriturave të tyre i ka bërë ata t’i harrojnë mirësitë e Allahut dhe ta refuzojnë të vërtetën.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Jeta në natyrshmërinë e saj ngërthen shumë probleme por, problem në tërë këtë është se si të menaxhohen ato. Muslimani duhet të insiston se si të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e vetë problemit. Megjithatë për këtë duhen ndjekur disa hapa për të cilat edhe flet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë.

  • MP3

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Shumë dijetarë kur flasin për Zekatin e preferojnë muajin e Ramazanit si kohë shumë të vlefshme për pikënisjen dhe nxjerrjen e tij. Mu për këtë kemi shkoqitur nga kursi Islam për tregtarë pjesën ku flitet për vlerën dhe dispozitat e Zekatit me shpresën se do të ndihmojë në njohjen e zbatimin e shtyllës së tretë të Islamit – Zekatit. Dhe pasi që nga urtësitë e agjërimit është solidariteti me të varfërit dhe të mjerët, atëherë kjo do të na ndihmojë të solidarizohemi me ta edhe nëpërmjet ndarjes së një pjese të pasurive tona për ta.

Mbresat